Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendim për ndalimin e punimeve në një objekt në Prizren, ku si pasojë e shembjes së një pllake betoni morën lëndime gjashtë punëtor.
Siç bën të ditur Inspektorati, sipas informatave të deritanishme, tre nga punëtorët e lënduar vazhdojnë të jenë të shtrirë në spital, ndërsa tre të tjerët janë liruar për trajtim në shtëpi, njofton Dukagjini.

Po ashtu bëhet e ditur se njëri nga të lënduarit ka pësuar fraktura si pasojë e incidentit.
Pas ngjarjes, Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë masa duke ndaluar përkohësisht punimet në vendpunishte, me qëllim të parandalimit të rreziqeve të mëtejshme dhe garantimit të sigurisë së punëtorëve.
Në njoftimin lidhur me rastin, bëhet e ditur se inspektorati do të vazhdojë veprimet inspektuese në përputhje me kompetencat e tij ligjore, me fokus të veçantë në respektimin e standardeve për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Shembet një pllakë në një objekt në ndërtim në Prizren, 5 të lënduar
Burimi: Dukagjini




