Shembet pllaka e betonit në një vendpunishte në Prizren, lëndohen të paktën gjashtë punëtorë

Shembet pllaka e betonit në një vendpunishte në Prizren, lëndohen të paktën gjashtë punëtorë

Shembet pllaka e betonit në një vendpunishte në Prizren, lëndohen të paktën gjashtë punëtorë

Një incident i rëndë ka ndodhur sot, më 28 tetor 2026, në një vendpunishte në lagjen Dardania në Prizren, ku si pasojë e shembjes së një pllake betoni janë lënduar të paktën gjashtë punëtorë.

Sponsor 3M Express

Sipas informacioneve të Policisë, rreth orës 12:30, autoritetet janë njoftuar nga Emergjenca e Spitalit të Përgjithshëm në Prizren për disa persona që kishin kërkuar ndihmë mjekësore pas lëndimeve të pësuara në vendin e punës.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në spital, ku kanë mësuar se incidenti kishte ndodhur në një vendpunishte në lagjen Dardania, pasi ishte shembur një pllakë betoni.

Nga informacionet fillestare, të paktën gjashtë punëtorë kanë pësuar lëndime, kryesisht të lehta.

Pas trajtimit mjekësor, pesë prej tyre janë liruar nga spitali, ndërsa njëri ka mbetur nën kujdes mjekësor.

Policia dhe ekipet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku po ndërmarrin veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te shembja e pllakës së betonit.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

LEX | Goditet sërish rasti “Laboratori ‘25” – Prokuroria Speciale ndalon një të dyshuar për krim të organizuar dhe falsifikim dokumentesh

LEX | Goditet sërish rasti “Laboratori ‘25” – Prokuroria Speciale ndalon një të dyshuar për krim të organizuar dhe falsifikim dokumentesh

Parisi bëhet kryeqyteti i çokollatës: Nis festivali ndërkombëtar “Salon du Chocolat”

Parisi bëhet kryeqyteti i çokollatës: Nis festivali ndërkombëtar “Salon du Chocolat”

Protestat në Tiranë, Rama: Do jem në krye të detyrës deri ditën e fundit të kontratës

Protestat në Tiranë, Rama: Do jem në krye të detyrës deri ditën e fundit të kontratës