Shefi i UNMIK-ut në OKB kërkon përgjegjësi për Banjskën dhe sulmin ndaj Ibër-Lepencit

Shefi i UNMIK-ut në OKB  kërkon përgjegjësi për Banjskën dhe sulmin ndaj Ibër-Lepencit

Shefi i UNMIK-ut në OKB kërkon përgjegjësi për Banjskën dhe sulmin ndaj Ibër-Lepencit

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe shefi i UNMIK-ut, Peter Due, ka thënë se e ritheksojnë brengosjen e Bashkimit Evropian për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale, duke shtuar se duhet të respektohet integriteti dhe pavarësia e gjyqësorit. Due ka kritikuar Policinë e Kosovës për shkak se nuk ka ndarë informata gjatë kohës së protestave në Kosovë që u mbajtën pas vendimit të Gjykatës Speciale më 16 shtator. Ndër të tjera, Due ka kërkuar përgjegjësi për sulmin në Banjskë dhe kanalin e Ibër-Lepencit.

Sponsor 3M Express

Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku po raportohet për Kosovën, Due ka thënë se pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe tre ish-komandantëve të tjerë, u organizuan demonstrata në vende të ndryshme, shumica prej të cilave, sipas tij, mbetën paqësore.

Due u shpreh se Policia e Kosovës është sjellë në mënyrë paqësore dhe adekuate gjatë 21 ditëve të protestave që pasuan aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Por ka thënë se nuk kanë ndarë informata me Kombet e Bashkuara, por vetëm me vendet partnere.

“Pas periudhës së 16 shtatorit, aktgjykimi i Dhomave të Specializuara dënoi Thaçin dhe tre ish-komandantë për krime lufte, por jo për krime kundër njerëzimit. Demonstratat gjetiu pasuan këtë aktgjykim, shumica prej të cilave mbetën paqësore. Përgjithësisht, Policia e Kosovës është sjellë në mënyrë paqësore gjatë këtyre 21 ditëve të protestave. Koordinimi dhe ndarja e informatave me Kombet e Bashkuara ishte joadekuate, por jo edhe me vendet ndërkombëtare. I kam ngritur këto çështje në Prishtinë dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë. Kuvendi miratoi ndryshime, duke kufizuar kompetencat e Speciales. E riktheksojmë brengosena e BE-së… Të pandehurit kanë të drejtën e apelit… integriteti dhe pavarësinë e procedurave gjyqësore duhet të respektohen, dhe çdo veprim legjislativ duhet të jetë në përputhje me obligimet ligjore dhe ndërkombëtare të Kosovës”, ka thënë Due.

Shefi i UNMIK-ut ka thënë se një aktgjykim tjetër për administrimin e drejtësisë është caktuar për 17 nëntor. Sipas Due, këto zhvillime ndodhin në një kohë kur tensionet vazhdojnë në të gjithë Ballkanin Perëndimor, ku narrativat përçarëse të së kaluarës mbeten të pranishme, pavarësisht kohës së kaluar.

Në raportin e tij, shefi i UNMIK-ut gjithashtu ka bërë thirrje për bashkëpunim të plotë të autoriteteve në Kosovë dhe Serbi, në mënyrë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë dhe atë ndaj kanalit të Ibër-Lepencit të mbahen përgjegjës.

Sipas Due, në gjashtë muajt e fundit janë shënuar tensione të larta në Kosovë dhe rajon.

Ai ka thënë se, ndonëse zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë ishin paqësore, pasiguria politike dhe retorika e nxitur kanë vazhduar. Sipas tij, incidentet që lidhen me rrënimet dhe dëbimet, veçanërisht në veri të Kosovës, kanë ngritur shqetësime për të drejtat pronësore dhe pasojat e mundshme socio-ekonomike për komunitetet lokale dhe bizneset.

Due ka përmendur edhe çështjen e riintegrimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, kufizimet ndaj lirisë së shprehjes dhe pretendimet për keqtrajtim të serbëve nga Policia e Kosovës, pas veprimeve të autoriteteve ligjzbatuese më 28 qershor në Gazimestan. Ai ka bërë të ditur se Inspektorati ka hapur hetimet e veta.

Shefi i UNMIK-ut ka thënë se institucionet e udhëhequra nga Serbia në fushën e shëndetësisë dhe arsimit, si dhe Kisha Ortodokse Serbe, vazhdojnë të përballen me sfida që, sipas tij, burojnë nga veprimet e Policisë së Kosovës, përfshirë ato që lidhen me organizimin e pelegrinazheve.

“Nëse i marrim individualisht, disa prej këtyre zhvillimeve mund të duken të lokalizuara dhe administrative, por, të marra së bashku, përforcojnë perceptimin e pasigurisë dhe të trajtimit të pabarabartë të serbëve të Kosovës, duke ndikuar në karakterin shumëetnik të Kosovës”, ka thënë Due.

Ai e ka mirëpritur zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës si presidente, ndërsa ka theksuar rëndësinë e ripërtëritjes së progresit në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Përkushtimi i vërtetë nga të dyja palët është i domosdoshëm për të arritur progres të dukshëm. I vlerësoj përpjekjet e vazhdueshme të BE-së. I inkurajoj t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura, të formojnë Asociacionin dhe të ndërmarrin hapat për uljen e tensioneve”, ka deklaruar ai.

Në fund, Due ka përmendur edhe çështjen e personave të pagjetur, duke thënë se i dërguari i BE-së për dialogun, Peter Sorensen, ka vazhduar përpjekjet për këtë çështje, të cilat mbështeten edhe nga Kombet e Bashkuara. Sipas tij, aktualisht 1.577 persona vazhdojnë të jenë të pagjetur.

Lexo edhe

ShBA-ja thirrje Kosovës dhe Serbisë: Të ndërmarrin hapa konkretë për ndërtimin e besimit

ShBA-ja thirrje Kosovës dhe Serbisë: Të ndërmarrin hapa konkretë për ndërtimin e besimit

PSG 4-2 Barcelona, notat e lojtarëve: Shkëlqen Doue, dëshpëron keq ylli i katalunasve

PSG 4-2 Barcelona, notat e lojtarëve: Shkëlqen Doue, dëshpëron keq ylli i katalunasve

“E dinim”, Raphinha nuk zhgënjehet nga humbja prej PSG-së, kërkon fokusin te Real Madridi

“E dinim”, Raphinha nuk zhgënjehet nga humbja prej PSG-së, kërkon fokusin te Real Madridi