Shefi i UNMIK-ut në KS të OKB-së: Të mbahen përgjegjës autorët e sulmeve në Banjskë dhe ndaj kanalit të Ibër-Lepencit

Shefi i UNMIK-ut, Peter N. Due, ka kërkuar bashkëpunim të plotë nga autoritetet në Kosovë dhe Serbi, në mënyrë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë dhe atë ndaj kanalit të Ibër-Lepencit të mbahen përgjegjës.

Gjatë raportimit para Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Kosovë, Due theksoi gjithashtu rëndësinë e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur.

Sponsor 3M Express

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, duke nënvizuar nevojën për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese.

Due mirëpriti zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës dhe formimin e institucioneve, duke i cilësuar si hapa inkurajues drejt tejkalimit të ngërçit politik. Sipas tij, këto zhvillime duhet të përkthehen në qeverisje efektive për të gjitha komunitetet.

Ai përmendi edhe miratimin nga Kuvendi i Kosovës të amendamenteve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Shefi i UNMIK-ut rikonfirmoi përkushtimin e misionit për dialog, ndërtimin e besimit dhe gjithëpërfshirjen ndërmjet komuniteteve, si dhe theksoi rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm ndërkombëtar në Kosovë dhe rajon.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Të paktën 153 të vrarë nga sulmi me dron në Sudan, flakët përfshijnë tregun

Të paktën 153 të vrarë nga sulmi me dron në Sudan, flakët përfshijnë tregun

Rama: Le t’ua vëmë Lojërave Mesdhetare emrin “Albin Kurti 2030”, vetëm të mos i humbim

Rama: Le t’ua vëmë Lojërave Mesdhetare emrin “Albin Kurti 2030”, vetëm të mos i humbim

Britania thirrje Serbisë t’i dorëzojë përgjegjësit për Banjskën, përfshirë Radoiçiqin

Britania thirrje Serbisë t’i dorëzojë përgjegjësit për Banjskën, përfshirë Radoiçiqin

Shefi i UNMIK-ut në KS të OKB-së: Të mbahen përgjegjës autorët e sulmeve në Banjskë dhe ndaj kanalit të Ibër-Lepencit | Momenti