SHBA miraton shitjen e raketave Patriot për Ukrainën, marrëveshja kap vlerën e 2.1 miliardë dollarëve

Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e 500 raketave Patriot PAC-3 për Ukrainën, në një marrëveshje me vlerë të vlerësuar prej 2.1 miliardë dollarësh.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të publikuar të premten, blerja do të financohet përmes kontributeve të Kanadasë, Gjermanisë dhe Norvegjisë, të cilat do të kanalizohen përmes programit amerikan JUMPSTART, si dhe përmes fondeve kombëtare të siguruara nga Huaja e BE-së për Mbështetjen e Ukrainës.

Kontraktori kryesor për këtë shitje do të jetë kompania amerikane Lockheed Martin, shkruan Reuters.

Miratimi i marrëveshjes vjen në një kohë kur Ukraina po kërkon përshpejtimin e furnizimeve me sisteme dhe raketa të mbrojtjes ajrore, për shkak të intensifikimit të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike dhe asaj civile.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kishte deklaruar në fillim të kësaj jave se Kievi po priste prej gati një muaji miratimin amerikan për furnizimin me këto raketa.

Zelensky u ka kërkuar vazhdimisht Shteteve të Bashkuara që të përshpejtojnë dërgesat e raketave, të cilat blihen nga aleatët e NATO-s dhe furnizohen përmes programit të njohur si PURL.

Ukraina synon që furnizimet të përshpejtohen para fillimit të dimrit, kur infrastruktura energjetike e vendit pritet të përballet me rrezik të shtuar nga sulmet ruse.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Qindra banorë evakuohen nga Oleshky në Ukrainë

Qindra banorë evakuohen nga Oleshky në Ukrainë

New York, më 1 nëntor mbahet Festivali i 34-të Shqiptar, këtë vit në qendër të vëmendjes Gjuha Shqipe

New York, më 1 nëntor mbahet Festivali i 34-të Shqiptar, këtë vit në qendër të vëmendjes Gjuha Shqipe

Një bjelloruse në Big Brother VIP Kosova 5, Olechka i bashkohet shtëpisë më të famshme në vend

Një bjelloruse në Big Brother VIP Kosova 5, Olechka i bashkohet shtëpisë më të famshme në vend