ShBA-ja propozon tarifa të reja ndaj BE-së, Kinës dhe partnerëve të tjerë tregtarë

ShBA-ja propozon tarifa të reja ndaj BE-së, Kinës dhe partnerëve të tjerë tregtarë

ShBA-ja propozon tarifa të reja ndaj BE-së, Kinës dhe partnerëve të tjerë tregtarë

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një sërë tarifash të reja doganore ndaj disa prej partnerëve të tyre më të mëdhenj tregtarë, transmeton klankosova.tv.

Sponsor 3M Express

Masat vijnë pas një hetimi të zhvilluar në bazë të nenit 301 të legjislacionit amerikan të tregtisë, lidhur me kapacitetet e tepërta strukturore dhe nivelin e prodhimit në sektorë të ndryshëm të industrisë përpunuese, sipas BBC.

Hetimi përfshin Kinën, Bashkimin Evropian, Singaporin, Zvicrën, Indonezinë, Malajzinë, Kamboxhian, Tajlandën, Korenë e Jugut, Vietnamin, Tajvanin, Bangladeshin, Japoninë dhe Indinë.

Tarifat do të ndryshojnë në varësi të shtetit dhe produkteve që preken nga masat e reja.

Normën më të lartë e përballon Kina, me tarifa deri në 40 për qind, e ndjekur nga Vietnami me deri në 35 për qind. Ndërsa vendet e tjera do të përballen me tarifa prej 20 ose 25 për qind.

Megjithatë, në disa raste, ndikimi i këtyre masave pritet të jetë më i kufizuar, pasi do të zbatohen kufizimet maksimale të tarifave, për të cilat presidenti amerikan Donald Trump ka arritur më herët marrëveshje me disa prej partnerëve tregtarë.

Lexo edhe

Vrasja e Arlinda Zekajt – Nga sot në paraburgim edhe ish-vjehrra, ish-kunati dhe dy të dyshuarit e tjerë

Vrasja e Arlinda Zekajt – Nga sot në paraburgim edhe ish-vjehrra, ish-kunati dhe dy të dyshuarit e tjerë

Vetaksident në Gjakovë – Policia jep detajet

Vetaksident në Gjakovë – Policia jep detajet

FSK-ja nuk siguron transport për rreth 25 kadetë të rinj që udhëtojnë drejt kazermës në Gjakovë

FSK-ja nuk siguron transport për rreth 25 kadetë të rinj që udhëtojnë drejt kazermës në Gjakovë