Shasime Osmani, nga Kërçova në Parlamentin e Bernës: Lidhja me Kosovën dhe zëri i shqiptarëve në Zvicër

Shasime Osmani, nga Kërçova në Parlamentin e Bernës: Lidhja me Kosovën dhe zëri i shqiptarëve në Zvicër

Shasime Osmani, nga Kërçova në Parlamentin e Bernës: Lidhja me Kosovën dhe zëri i shqiptarëve në Zvicër

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kantonit të Bernës në Zvicër, Shasime Osmani në një intervistë për Telegrafin, ka rrëfyer rrugëtimin e saj personal dhe politik, sfidat me të cilat është përballur si shqiptare në Zvicër, përvojat me racizmin, por edhe rëndësinë e arsimimit dhe guximin për të ndjekur ëndrrat.

Sponsor 3M Express

Osmani, ka folur për përvojat e saj me racizmin dhe diskriminimin ndaj shqiptarëve në Zvicër, duke treguar se paragjykimet ndaj komunitetit shqiptar kanë ndikuar edhe në mënyrën se si ajo e ka përjetuar identitetin e saj.

Në një intervistë për Telegrafin, Osmani ka rrëfyer se gjatë periudhës 2008–2015, shqiptarët në Zvicër janë përballur me shumë paragjykime dhe diskriminim.

Ajo ka treguar se në atë kohë kishte raste kur edhe vetë kishte hezituar të tregonte se ishte shqiptare.

“Ka pas një kohë në Zvicër që shqiptarët kanë bërë krime, është e vërtetë. Edhe kanë dalë publikisht edhe partitë i kanë keqpërdorur për t’i diskriminuar gjithë shqiptarët në këtë vend. Ka pas kohë që unë vetë kam hezituar të tregoj se jam shqiptare, për shkak të këtyre kampanjave, urrejtjes dhe racizmit që kanë ndodhur”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka theksuar se nuk duhet që veprimet e individëve të përdoren për të paragjykuar një komunitet të tërë, shkruan Telegrafi.

“Edhe kjo është diçka që unë e pashë, që shqiptarët nuk kanë reprezentim në politikë. Domethënë, para se të bëhem unë asambliste më 2024, që isha një vit asambliste në qytetin e Bernës, nuk ka pas shqiptarë ose shqiptarë tjetër në atë pozitë”, ka thënë ajo.

Osmani ka treguar se mungesa e përfaqësimit politik të shqiptarëve ka qenë një nga arsyet që e kanë shtyrë të angazhohet në politikë.

“Është duket pak e tmerrshme se i kena gjenerata këtu që jetojmë dhe jemi shumë të suksesshëm, edhe nuk kemi pas njeri që na përfaqëson në politikë”, është shprehur deputetja shqiptare.

Ajo ka thënë se një nga synimet e saj është të luftojë për të drejtat e emigrantëve, përfshirë lehtësimin e marrjes së pasaportës zvicerane dhe krijimin e mundësive të barabarta për fëmijët e tyre.

“Jam shumë e angazhume edhe për të drejtat e emigrantëve, për shembull që marrja e pasaportës së Zvicrës të bëhet më e lehtë, ose që fëmijët tanë të kenë të njëjtat shanse”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka bërë të ditur se në seancën dimërore të parlamentit do të shtrojë edhe çështjen e të drejtës së votës për migrantët me leje qëndrimi C në Zvicër.

“Domethënë tash në seancën e dimrit në parlament do të bëhet pyetja për a do të kenë të drejtë migrantët me leje C që jetojnë në Zvicër të kenë të drejtë të votimit në Zvicër”, ka thënë ajo.

Në intervistën për Telegrafin, Osmani ka folur edhe për marrjen e nënshtetësisë së Kosovës, duke e cilësuar këtë si një moment me rëndësi të veçantë emocionale.

“Ka një kuptim shumë emocional për mua, domethënë u përlota kur e mora dekretin sepse e ndjeva veten se jam pjesë e Kosovës. Kam pasur shumë shoqe e shokë të Kosovës. Kam pasur përherë lidhje emocionale me Kosovën”, ka rrëfyer ajo.

Osmani, e cila ka lindur në Kërçovë dhe është rritur në Zvicër, ka treguar se edhe historia e familjes së saj ka ndikuar në formimin dhe angazhimin e saj politik. Gjyshi i saj kishte emigruar nga Kërçova në Zvicër në vitin 1979, ndërsa ajo ishte bashkuar me familjen kur ishte vetëm njëvjeçare.

Duke folur për motivet që e shtynë drejt politikës, ajo ka theksuar se përvojat si pjesë e një familjeje emigrante dhe vështirësitë për të pasur mundësi të barabarta kanë luajtur rol të rëndësishëm.

“E kam kuptuar se në Zvicër nuk është lehtë. T’i marrësh të njëjtat shansa. Nuk janë për gjithë njerëzit shansa të barabarta. Nëse je emigrant, e ke më vështirë, nëse je grua, e ke më të vështirë. Nëse i ke prindërit jo të shkolluar, siç është në rastin tim, e ke më vështirë”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka theksuar se pikërisht këto përvoja kanë qenë motivi kryesor për hyrjen e saj në politikë dhe angazhimin për mundësi të barabarta për të gjithë./Telegrafi/

Lexo edhe

Kandiç për Vuçiqin: Ky është zemërimi i një radikali të pafuqishëm e të humbur

Kandiç për Vuçiqin: Ky është zemërimi i një radikali të pafuqishëm e të humbur

Klan Kosova dhuron 5 mijë euro donacion për gratë (VIDEO)

Klan Kosova dhuron 5 mijë euro donacion për gratë (VIDEO)

Rudina Dembacaj komenton tre banorët e parë të BBVK 5 (VIDEO)

Rudina Dembacaj komenton tre banorët e parë të BBVK 5 (VIDEO)

Shasime Osmani, nga Kërçova në Parlamentin e Bernës: Lidhja me Kosovën dhe zëri i shqiptarëve në Zvicër | Momenti