Fleetwood Town ka shkaktuar një nga befasitë më të mëdha në EFL Cup , duke eliminuar Arsenalin me penallti pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt.

Klubi i kategorisë së katërt siguroi një vend historik në çerekfinale, duke eliminuar kampionët në fuqi të Anglisë.
Skuadra vendase kaloi në epërsi në minutën e 21-të me Aaron Loupalo-Bi, i cili shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes së Arsenalit.
Londinezët barazuan në minutën e 50-të me Viktor Gyökeres, pas asistimit të talentit 18-vjeçar Ceadach O’Neill.
Arsenali nuk arriti të gjente golin e fitores, ndërsa në minutën e 85-të mbeti me një lojtar më pak, pasi 16-vjeçari Max Dowman u ndëshkua me karton të kuq.
Në fund, portieri i Fleetwoodit, Jay Lynch, u bë heroi i vendasve, duke pritur penalltinë e Bruno Guimaraesit, ndërsa të pestë ekzekutuesit e Fleetwoodit shënuan.
Takimi pati edhe një ndërprerje të pazakontë në fillim, pasi një dron i paautorizuar fluturoi mbi stadiumin Highbury, duke bërë që gjyqtari ta ndalte ndeshjen për rreth tetë minuta.
Për Fleetwood Town, kjo është një arritje historike në Kupën e Ligës. Në anën tjetër, Arsenali vazhdon të presë trofeun e këtij kompeticioni, të cilin nuk e ka fituar që nga viti 1993. /Telegrafi/




