Selimi: Serbia dëshiron t’i ikë përgjegjësisë nga Banjska

Selimi: Serbia dëshiron t’i ikë përgjegjësisë nga Banjska

Selimi: Serbia dëshiron t’i ikë përgjegjësisë nga Banjska

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti Selimi, ka kritikuar fjalimin e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke thënë se Serbia po tenton t’i shmanget përgjegjësisë për sulmin në Banjskë.

Sponsor 3M Express

Gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Kosovës, Mehmeti Selimi theksoi se Gjuriq foli për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë, por nuk përmendi Milan Radoiçiqin dhe përgjegjësinë për sulmin ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, foli për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë, por nuk foli për Milan Radoiçiqin, organizatorin e sulmit terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Nuk tregoi pse Radoiçiqi vazhdon të jetë i lirë në Serbi, pse nuk i dorëzohet drejtësisë në Kosovë…”, u shpreh deputetja e LVV-së.

Ajo po ashtu kritikoi Gjuriqin për qëndrimet e tij gjatë kësaj seance, duke thënë se ai u kujdes të fliste edhe për familjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Mehmeti Selimi rikujtoi se Vuçiq kishte mbajtur postin e ministrit të Informacionit gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Meta prezanton një pajisje të vogël me inteligjencë artificiale që mbahet në çelësa

Meta prezanton një pajisje të vogël me inteligjencë artificiale që mbahet në çelësa

“Tigrat” e Maqedonisë së Veriut renditen në vendin e nëntë në garën ndërkombëtare të snajperistëve në Turqi

“Tigrat” e Maqedonisë së Veriut renditen në vendin e nëntë në garën ndërkombëtare të snajperistëve në Turqi

Skanimi vjetor i mushkërive mund ta ulë me 20% rrezikun e vdekjes nga kanceri

Skanimi vjetor i mushkërive mund ta ulë me 20% rrezikun e vdekjes nga kanceri