Schuebel: Bllokada institucionale në Kosovë ka ngadalësuar ritmin e reformave

Schuebel: Bllokada institucionale në Kosovë ka ngadalësuar ritmin e reformave

Schuebel: Bllokada institucionale në Kosovë ka ngadalësuar ritmin e reformave

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadori Dirk Schuebel, ka thënë se bllokada institucionale në Kosovë gjatë periudhës që mbulon Raporti 2026 ka ndikuar në ngadalësimin e ritmit të reformave.

Schuebel në konferencë për media me kryeministrin Albin Kurti, ka sqaruar se periudha e vlerësimit përfshin kohën nga 1 shtatori 2025 deri më 1 shtator 2026, e cila, sipas tij, u karakterizua nga ngërçi institucional, tri palë zgjedhje brenda 16 muajve, moskonstituimi i Kuvendit për pjesën më të madhe të kësaj periudhe dhe një qeveri që kryesisht funksiononte në detyrë.

Sponsor 3M Express

Ai tha se kjo situatë ka sjellë ngadalësim të reformave dhe se kjo është reflektuar edhe në raport.

Megjithatë, ambasadori theksoi se situata aktualisht është ndryshe, pasi Kosova tashmë ka Kuvend të konstituuar, Qeveri me mandat të plotë dhe president të ri.

“Zgjerimi i BE-së bazohet dhe do të vazhdojë të bazohet në merita. Vendet që zbatojnë reformat ecin përpara. Aty ku reformat ngecin, ngec edhe progresi”, deklaroi Schuebel.

Ai shtoi se institucionet funksionale përbëjnë një mundësi për Kosovën që të përshpejtojë reformat dhe të kompensojë vonesat, duke theksuar se kjo mundësi nuk duhet humbur.

Ai përmendi edhe nevojën për respektimin e mandatit aktual të Dhomave të Specializuara të Kosovës, në përputhje me obligimet ndërkombëtare, pavarësinë e gjyqësorit dhe sundimin e ligjit.

Ndër çështjet e tjera që kërkojnë përmirësim, Schuebel përmendi lirinë e shprehjes, avancimin e kornizës ligjore për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe RTK-në, luftën kundër korrupsionit dhe miratimin e një strategjie kundër korrupsionit në përputhje me standardet evropiane.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Muriqi shënon ndaj Liverpool në Ligën e Kampionëve

Muriqi shënon ndaj Liverpool në Ligën e Kampionëve

Muriqi ‘trondit’ gjigantët anglezë, e kalon në epërsi Fenerbahçen kundër Liverpoolit

Muriqi ‘trondit’ gjigantët anglezë, e kalon në epërsi Fenerbahçen kundër Liverpoolit

Aplikacioni mbikëqyrës: Studentët e mjekësisë kundër skanimit (VIDEO)

Aplikacioni mbikëqyrës: Studentët e mjekësisë kundër skanimit (VIDEO)