SBASHK-u kundërshton kontratat e reja për mësimdhënësit në Prishtinë, u bën thirrje të mos i nënshkruajnë

SBASHK-u kundërshton kontratat e reja për mësimdhënësit në Prishtinë, u bën thirrje të mos i nënshkruajnë

SBASHK-u kundërshton kontratat e reja për mësimdhënësit në Prishtinë, u bën thirrje të mos i nënshkruajnë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka kundërshtuar kërkesën e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Prishtinë për përgatitjen e kontratave të reja për punëtorët e arsimit që kanë marrëdhënie pune me afat të pacaktuar.

Sponsor 3M Express

Në një reagim të publikuar të enjten, SBASHK-u ka kërkuar që procesi të pezullohet deri në zhvillimin e negociatave me Sindikatën dhe harmonizimin e një modeli unik të kontratës për të gjitha komunat e Kosovës.

Sipas SBASHK-ut, kontratat aktuale janë hartuar në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it nr. 10/2015, pas një procesi negociues ku ka marrë pjesë edhe Sindikata.

SBASHK-u e konsideron të papranueshme që punëtorëve me kontrata valide t’u kërkohet nënshkrimi i kontratave të reja pa u sqaruar nevoja për ndryshim dhe pa u prezantuar paraprakisht drafti për shqyrtim.

Shqetësim të veçantë, sipas Sindikatës, paraqet kërkesa që kontrata e re të përmbajë dispozitë për shfuqizimin e kontratës paraprake, pasi kjo mund të ndikojë në pozitën juridike dhe të drejtat e punëtorëve.

“Deri më tani, SBASHK-ut nuk i është prezantuar një model i plotë i kontratës së re për shqyrtim dhe negocim. Prandaj, nuk mund të kërkohet nga punëtorët të nënshkruajnë dokumente, përmbajtja dhe pasojat e të cilave nuk janë shqyrtuar me përfaqësuesit e tyre sindikalë”, thuhet në reagim.

Sindikatës i kërkon Konsorciumit të Drejtorëve të Drejtorive Komunale të Arsimit që të nisë negociatat për hartimin e një modeli unik të kontratës për të gjitha komunat, me garanci për mbrojtjen e të drejtave të fituara të punëtorëve.

SBASHK-u ka theksuar se nuk është kundër përmirësimit të dokumentacionit administrativ, por insiston që çdo ndryshim të bëhet përmes dialogut social dhe negociatave, pa cenuar të drejtat ekzistuese.

Thirrje mësimdhënësve të mos i nënshkruajnë kontratat e reja

SBASHK-u u ka bërë thirrje punëtorëve të arsimit që tashmë kanë kontrata valide me afat të pacaktuar që të mos i nënshkruajnë kontratat e reja pa u negociuar dhe harmonizuar paraprakisht drafti me Sindikatën.

“Kontratat aktuale janë valide dhe janë hartuar në përputhje me Udhëzimin Administrativ nr. 10/2015. Derisa drafti i ri të shqyrtohet dhe të negociohet, nuk duhet të ketë nxitim për zëvendësimin e tyre”, thuhet në reagim.

Sindikatës u ka kërkuar kryetarëve të shoqatave sindikale që t’i informojnë anëtarët për këtë qëndrim dhe të raportojnë çdo kërkesë apo presion lidhur me nënshkrimin e kontratave të reja.

Ky qëndrim, sipas SBASHK-ut, vlen për punëtorët që tashmë kanë kontrata valide me afat të pacaktuar, ndërsa kontratat për personat që hyjnë për herë të parë në marrëdhënie pune trajtohen veçmas, sipas procedurave dhe kërkesave ligjore.

SBASHK-u ka kërkuar nga DKA-ja në Prishtinë pezullimin e procesit deri në përfundimin e konsultimeve dhe negociatave, ndërsa ka ritheksuar gatishmërinë për të marrë pjesë në hartimin e një modeli të qartë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi. /Telegrafi/

Lexo edhe

Carragher shpërthen ndaj Fernandesit: Është turp të kritikosh Carrickun

Carragher shpërthen ndaj Fernandesit: Është turp të kritikosh Carrickun

Inspektorati gjobit taksitë ilegale në Fushë Kosovë, kontrollet do të vazhdojnë

Inspektorati gjobit taksitë ilegale në Fushë Kosovë, kontrollet do të vazhdojnë

Për mëngjese të shpejta – Meka Halal Food

Për mëngjese të shpejta – Meka Halal Food

SBASHK-u kundërshton kontratat e reja për mësimdhënësit në Prishtinë, u bën thirrje të mos i nënshkruajnë | Momenti