Sassuolo po mendon largimin e Aro Muric, e ardhmja e portierit të Kosovës në pikëpyetje

Sassuolo po mendon largimin e Aro Muric, e ardhmja e portierit të Kosovës në pikëpyetje

Sassuolo po mendon largimin e Aro Muric, e ardhmja e portierit të Kosovës në pikëpyetje

Sassuolo po shqyrton mundësinë e ndryshimeve në repartin e portierëve gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në mesin e futbollistëve që mund të largohen nga klubi italian është edhe portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric.

Sponsor 3M Express

Sipas mediumit italian Settecalcio, drejtuesit e Sassuolos mund të vendosin për largimin e Muric në muajin janar, nëse ai nuk arrin t’i përmirësojë paraqitjet në vazhdim të sezonit.

Portieri dardan e nisi edicionin si zgjedhja e parë e trajnerit, duke qenë titullar në tetë ndeshjet e para të Serie A. Megjithatë, me kalimin e javëve, ai e humbi vendin në formacion.

Në tetë paraqitjet e tij në kampionat, Muric ka pësuar 17 gola, ndërsa në tri ndeshjet e tjera, në të cilat portën e ka mbrojtur Stefano Turati, Sassuolo ka pranuar edhe 12 gola.

Në total, skuadra italiane ka pësuar 29 gola në 11 ndeshjet e para të kampionatit, duke regjistruar një fillim të vështirë të sezonit. Sassuolo ka grumbulluar vetëm tetë pikë deri më tani.

Megjithatë, as Turati nuk ka arritur të bindë me paraqitjet e tij, ndaj pozita e portierit pritet të jetë një prej çështjeve që klubi do ta shqyrtojë para hapjes së afatit kalimtar dimëror.

Kështu, e ardhmja e Arijanet Muric në Sassuolo mbetet e paqartë, ndërsa paraqitjet e tij në ndeshjet e ardhshme mund të jenë vendimtare për vazhdimin e aventurës në futbollin italian.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Duhet të superduartrokitet”, Rudina dhe Resuli komentojnë lojën e Arlindës (VIDEO)

“Duhet të superduartrokitet”, Rudina dhe Resuli komentojnë lojën e Arlindës (VIDEO)

“ You should be supercordok R Rudina and Resulti comment on Arlinda ( V IDEO)

“ You should be supercordok R Rudina and Resulti comment on Arlinda ( V IDEO)

Penélope Cruz rikthehet me film të ri, në qendër të historisë dhuna në familje

Penélope Cruz rikthehet me film të ri, në qendër të historisë dhuna në familje