Samiti do nënvizojë rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë

Samiti do nënvizojë rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë

Samiti do nënvizojë rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë

Samiti i rregullt BE – Ballkani Perëndimor do ta nënvizojë sërish rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Siç do të theksohet në deklaratën përfundimtare, mungesa e normalizimit të marrëdhënieve vazhdon t’i pengojë të dy partnerët në rrugën e tyre evropiane.

Prishtinës dhe Beogradit u rikujtohet gjithashtu se edhe mjetet financiare nga Plani i Rritjes janë të kushtëzuara me angazhim konstruktiv, përparim të matshëm dhe rezultate të prekshme në normalizimin e marrëdhënieve.

Sponsor 3M Express

Bashkimi Evropian do ta rikonfirmojë perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Zgjerimi konsiderohet investim gjeostrategjik në paqen, sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit evropian. Të gjitha vendet ftohen të përshpejtojnë reforma vendimtare dhe të besueshme, veçanërisht në fushën e çështjeve themelore.

Kosova do të jetë i vetmi vend në samit pa status kandidati. Ajo do të përfaqësohet nga kryeministri.

Samiti do t’i mbledhë pesë nga gjashtë liderët e rajonit. Serbia do të mbetet pa përfaqësues, pasi i ftuari nga Beogradi zyrtar ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë, duke e arsyetuar me angazhime brenda vendit.

Prandaj diplomatët evropianë nuk presin që Serbia të përafrohet me deklaratën përfundimtare. Deklaratën perfundmiatre e miratojne ldieret e BE-se ndersa shtete e rajonit ftohen qe asaj t’i bashkohen. Ndër të tjera, deklarata dënon çdo glorifikim të kriminelëve të luftës dhe kërkon përafrim me politikën evropiane te sanksioneve.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Kurti udhëton drejt Brukselit, përfaqëson Kosovën në Samitin BE–Ballkani Perëndimor

Kurti udhëton drejt Brukselit, përfaqëson Kosovën në Samitin BE–Ballkani Perëndimor

San Marino shndërrohet në një përrallë Krishtlindjesh, nisin festimet më 28 nëntor

San Marino shndërrohet në një përrallë Krishtlindjesh, nisin festimet më 28 nëntor

Shasivari: Çështja e gjuhës shqipe po trajtohet në mënyrë transparente me Komisionin e Venecias

Shasivari: Çështja e gjuhës shqipe po trajtohet në mënyrë transparente me Komisionin e Venecias