Samitin e Procesit Bërdo-Brijuni, që këtë herë zhvilloi punimet në Ohër të RMV-së, presidentja Justina Shiroka Pula e ka ndër paraqitjet e saja të para jashtë shtetit.

Nga atje, e para e shtetit foli për projektin evropian që sipas saj lindi nga vendosmëria për t’i kapërcyer ndarjet historike, e ndërtimin e së ardhmes mbi paqe, bashkëpunim e solidaritet.
Në tryezën e takimit të liderëve, e para e kosovarëve ishte e ulur krah homologëve nga Bosnja dhe Serbia. Në fjalim, presidentja ia kujtoi Bashkimit Evropian skandalin me melodinë serbe që ka pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës, raporton Klan Kosova.
Nisma Bërdo-Brijuni është Platformë e Kroacisë dhe Sllovenisë; në muajin maj të këtij viti, Zagrebi anuloi mbajtjen e tij për shkak të tensioneve Kroaci-Serbi. Ndërkohë presidentja Shiroka Pula shprehu gatishmërinë që Kosova të jetë nikoqirja e radhës e një takimi të këtillë, të cilin presidenti kroat, sa i përket këtij të kësaj të premteje, e quajti si më konstruktivin e më të këndshmin deri tani.
Për më shumë ndiq kronikën:




