Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel

Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel

Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel

Sipas njoftimit të Këshillit Evropian, samiti do të riafirmojë rëndësinë strategjike të marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe perspektivën e anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE.

Bashkimin Evropian në këtë takim do ta përfaqësojnë presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Sponsor 3M Express

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. Anëtarësimi i tyre është prioriteti ynë, ambicia jonë e përbashkët dhe një investim thelbësor gjeopolitik në këto kohë të trazuara. BE-ja është dhe do të mbetet partneri më i besueshëm i rajonit”, ka deklaruar Costa.

Në samit pritet të diskutohet për reformat që vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i zbatojnë për të avancuar në rrugën drejt anëtarësimit, si dhe për përparimin në integrimin gradual të rajonit në Bashkimin Evropian.

Sipas njoftimit, një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe mundësive për zbatimin e mëtejshëm të tij.

Liderët do të shqyrtojnë gjithashtu sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për forcimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë në një situatë gjithnjë e më komplekse gjeopolitike.

Samiti është pjesë e zbatimit të Agjendës Strategjike të Këshillit Evropian për periudhën 2024–2029. Takimi i fundit ndërmjet liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor u mbajt në Mal të Zi, në qershor të vitit 2026.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Ukraina ende me probleme në Starlink, pavarësisht pretendimeve të Trumpit se Musk i riktheu parametrat

Ukraina ende me probleme në Starlink, pavarësisht pretendimeve të Trumpit se Musk i riktheu parametrat

Ishte në listën e Ramës me precedentë penalë, studenti i Mjekësisë: Jam me të gjitha 10-ta

Ishte në listën e Ramës me precedentë penalë, studenti i Mjekësisë: Jam me të gjitha 10-ta

Mbi një orë pritje në Tabanoc, vonesa edhe në Bllacë dhe Deve Bair

Mbi një orë pritje në Tabanoc, vonesa edhe në Bllacë dhe Deve Bair

Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel | Momenti