Sami Lushtaku thotë se nuk ka aspirata për kryetar të PDK-së

Sami Lushtaku thotë se nuk ka aspirata për kryetar të PDK-së

Sami Lushtaku thotë se nuk ka aspirata për kryetar të PDK-së

Sami Lushtaku kryetari i Komunës së Skenderajt, ka deklaruar se nuk ka aspirata për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga posti i kryetarit të partisë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike në Debat Plus,  Lushtaku tha se është i përqendruar në pozitën që mban si kryetar i Komunës së Skenderajt dhe se nuk ka pretendime për të udhëhequr PDK-në.

Sponsor 3M Express

Ai ka theksuar se një synim të tillë nuk e ka pasur as më parë dhe nuk e ka as tani.

“Jo. Asnjëherë as kam pasur dhe as nuk kam aspirata”, deklaroi Lushtaku.

Ai shtoi se ata që flasin në emrin e tij dhe e lidhin me pretendimet për kryetar të PDK-së e kanë gabim.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Moti të enjten në Kosovë me diell e vranësira, priten edhe ca riga shiu

Moti të enjten në Kosovë me diell e vranësira, priten edhe ca riga shiu

Real Madridi mposht bindshëm Leipzigun

Real Madridi mposht bindshëm Leipzigun

Kush është miliarderi turk për shkak të të cilit Grenell është nën hetimin e Trumpit?

Kush është miliarderi turk për shkak të të cilit Grenell është nën hetimin e Trumpit?

Sami Lushtaku thotë se nuk ka aspirata për kryetar të PDK-së | Momenti