Rusia sulmon Kievin me raketa balistike, 7 persona të plagosur

Rusia sulmon Kievin me raketa balistike, 7 persona të plagosur

Rusia sulmon Kievin me raketa balistike, 7 persona të plagosur

Forcat ruse kanë sulmuar kryeqytetin ukrainas, Kiev, me raketa balistike gjatë natës, duke lënë të plagosur shtatë persona dhe duke goditur një qendër tregtare si dhe dy ndërtesa të tjera, transmeton klankosova.tv.

Sponsor 3M Express

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ndërsa Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se gjatë sulmit janë goditur lokacione të lidhura me prodhimin dhe ruajtjen e dronëve.

Sipas Reuters, një seri shpërthimesh të fuqishme janë dëgjuar gjatë natës në Kiev, ndërsa të enjten në mëngjes një zjarr i madh vazhdonte të ishte aktiv në pjesën lindore të qytetit, duke shkaktuar shtëllunga të dendura tymi të zi.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, u bëri thirrje banorëve që të qëndronin në strehimore, për shkak të rrezikut nga sulmet e mëtejshme.

Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se Rusia kishte lëshuar gjatë natës raketa balistike, si dhe 113 dronë sulmues të tipit Shahed, 76 prej të cilëve me motorë reaktivë.

Sipas të dhënave paraprake të ushtrisë ukrainase, mbrojtja kundërajrore kishte rrëzuar ose neutralizuar 87 dronë.

Lexo edhe

Nesër skadon afati për njoftimin e apelimit të dënimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së, beteja juridike vazhdon në Hagë

Nesër skadon afati për njoftimin e apelimit të dënimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së, beteja juridike vazhdon në Hagë

Kadrijaj uron ish-krerët e UÇK-së për 28 Nëntor: Shpresojmë që vitin e ardhshëm ta presin në liri

Kadrijaj uron ish-krerët e UÇK-së për 28 Nëntor: Shpresojmë që vitin e ardhshëm ta presin në liri

Deputetët gjermanë protestojnë kundër ish-shefit të Mossadit në Bundestag

Deputetët gjermanë protestojnë kundër ish-shefit të Mossadit në Bundestag