Rusia godet tri ura në Kiev me raketa balistike, tre të vrarë dhe 15 të plagosur nga sulmet masive

Rusia godet tri ura në Kiev me raketa balistike, tre të vrarë dhe 15 të plagosur nga sulmet masive

Rusia godet tri ura në Kiev me raketa balistike, tre të vrarë dhe 15 të plagosur nga sulmet masive

Rusia ka shënjestruar tri ura në kryeqytetin ukrainas, Kiev, gjatë një prej sulmeve më të mëdha ajrore që nga fillimi i luftës, vetëm pak ditë pasi Ukraina shkaktoi dëme të konsiderueshme në urën strategjike të Krimesë.

Sponsor 3M Express

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka bërë të ditur se raketat balistike goditën tri ura mbi lumin Dnipro, duke lënë të vrarë tre persona dhe të plagosur 15 të tjerë.

Sulmi vjen pasi presidenti rus, Vladimir Putin, kishte paralajmëruar kundërpërgjigje ndaj goditjes ukrainase në urën e Krimesë, të ndërtuar nga Moska për të lidhur Rusinë me gadishullin e pushtuar, transmeton klankosova.tv.

Ndërkohë, në qytetin perëndimor ukrainas të Lvivit, dy persona u vranë nga sulmet ruse ndaj një stacioni hekurudhor.

Sipas BBC, tri urat e goditura në Kiev – Podilsko-Voskresensky, Darnytskyi dhe Ura Jugore – janë mbyllur për qarkullim, duke shkaktuar vështirësi shtesë në lëvizjen e qytetarëve.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimet drejt qytetit me automjete private, përveç rasteve kur është e domosdoshme.

Ai njoftoi gjithashtu se është dëmtuar edhe një objekt i rëndësishëm i infrastrukturës kritike, ndërsa shtatë pjesëtarë të personelit mjekësor janë plagosur gjatë sulmit të natës.

Përplasjet rreth urës së Krimesë

Operacioni ukrainas për dëmtimin e pjesës rrugore të urës së Krimesë, i realizuar në fillim të kësaj jave, përbën një goditje taktike dhe simbolike për Moskën.

Që nga aneksimi i paligjshëm i gadishullit të Krimesë në vitin 2014, Rusia e ka përdorur atë për vendosjen e trupave dhe pajisjeve ushtarake, si dhe si pikë kalimi drejt vijës së frontit.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se operacioni për dobësimin e mbrojtjes së urës dhe shkaktimin e shembjes së një pjese të saj ishte përgatitur për disa javë.

Nga ana tjetër, Putin, i cili e kishte inauguruar personalisht urën në vitin 2019, paralajmëroi se kundërpërgjigjja
e Kremlinit do të jetë “shumë më e dhimbshme”.

Sulmi më i madh ajror në shkallë të gjerë

Alarmet për sulme ajrore në Ukrainë kanë zgjatur gjatë gjithë natës dhe kanë vazhduar edhe në orët e mëngjesit.

Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, Rusia ka lëshuar afro 100 raketa gjatë sulmit të natës, i cili konsiderohet ndër më të mëdhenjtë që nga fillimi i pushtimit në vitin 2022. Në sulm janë përdorur edhe rreth 400 dronë.

Ndërkohë, në qytetin e Harkivit, katër persona janë plagosur
pasi dronët goditën një spital dhe një zonë banimi, bëjnë të ditur autoritetet
lokale.

Lexo edhe

Knicks fitojnë në Mineapolis, Portland fundos Milwaukeen

Knicks fitojnë në Mineapolis, Portland fundos Milwaukeen

Telefonata për ‘mjeljen e lopëve’ dhe SMS i fshirë – Detajet ekskluzive nga vendimi për lirimin e Mehmetajve

Telefonata për ‘mjeljen e lopëve’ dhe SMS i fshirë – Detajet ekskluzive nga vendimi për lirimin e Mehmetajve

Rasti i Arlindës, drejtoresha e Mirëqenies Sociale: Asnjëherë s’ka deklaruar se ndihet e rrezikuar

Rasti i Arlindës, drejtoresha e Mirëqenies Sociale: Asnjëherë s’ka deklaruar se ndihet e rrezikuar