Rudolph: BE-ja nuk po ushtron presion ndaj Kosovës dhe Serbisë, një takim i nivelit të lartë do të ishte hap konkret në dialog

Ambasadori gjerman, Rainer Rudolph, ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk po ushtron presion ndaj Kosovës dhe Serbisë për procesin e dialogut, por se të dyja vendet duhet të angazhohen për të çuar përpara këtë proces.

Sponsor 3M Express

Duke folur për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Rudolph ka theksuar se dialogu lehtësohet nga Bashkimi Evropian përmes përfaqësuesit të tij të posaçëm, ndërsa ka përmendur mbajtjen e një takimi të nivelit të lartë si një hap konkret përpara.

“Epo, mendoj se nuk bëhet fjalë për presion nga Bashkimi Evropian, por për nevojën që të dyja vendet, Kosova dhe Serbia, të punojnë në kuadër të këtij procesi, të cilin BE-ja e lehtëson përmes përfaqësuesit të saj të posaçëm. Por ne nuk po ushtrojmë presion”, u shpreh ai për EO.

Diplomati gjerman ka shtuar se një takim i nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, do të përbënte një hap konkret në kuadër të përpjekjeve për ta çuar përpara dialogun.

“Shikoni, padyshim që kjo është pjesë e procesit të dialogut, të cilin dëshirojmë ta çojmë përpara. Një hap konkret do të ishte, për shembull, mbajtja e një takimi të nivelit të lartë ndërmjet të dyja vendeve, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Ky do të ishte një hap konkret”, sqaroi Rudolph.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Pronar i një kompanie të tekstileve dhe me pesë projekte muzikore, Durim Morina në mesin e të arrestuarve për mashtrim përmes call center-ave

Pronar i një kompanie të tekstileve dhe me pesë projekte muzikore, Durim Morina në mesin e të arrestuarve për mashtrim përmes call center-ave

LSDM: Në Evropë po paralajmërohet krizë e re dhe rritje e çmimeve, ndërsa Qeveria e Mickoskit nuk po ndërmerr asgjë

LSDM: Në Evropë po paralajmërohet krizë e re dhe rritje e çmimeve, ndërsa Qeveria e Mickoskit nuk po ndërmerr asgjë

Bulevardi nën pushtetin e policëve, autoboti përparon drejt protestuesve në sheshin “Skënderbej”

Bulevardi nën pushtetin e policëve, autoboti përparon drejt protestuesve në sheshin “Skënderbej”