Aktorja e njohur shqiptare, Rudina Dembacaj, i është bashkuar edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova në rolin e opinionistes.

Ajo është shprehur tejet entuziaste për këtë eksperiencë, duke thënë se mezi pret të jetë pranë një audience kaq të madhe.
Dembacaj ka treguar se është e gatshme të jetë sa më e afërt me banorët dhe se është përgatitur për spektaklin që e pret gjatë këtij edicioni.




