RTV Vojvodina kërkon falje që nuk e transmetoi festën e Listës Studentore

RTV Vojvodina kërkon falje që nuk e transmetoi festën e Listës Studentore

RTV Vojvodina kërkon falje që nuk e transmetoi festën e Listës Studentore

RTV-ja e Vojvodinës u kërkoi falje shikuesve, pasi nuk transmetoi pamje të shumta nga festa e Listës Studentore pas zgjedhjeve. “Radiotelevizioni publik për shumë vite nuk e ka përmbushur funksionin e tij”, tha prezantuesi Goran Eror në fillim të edicionit të lajmeve.

Në edicionin e parë të lajmeve të realizuar nga Radio-Televizioni i Vojvodinës (RTV), prezantuesi Goran Eror lexoi që në fillim një kërkimfalje, pasi mbrëmjen e kaluar RTV-ja nuk transmetoi shumë pamje nga festa e Listës Studentore pas zgjedhjeve të djeshme, pavarësisht kundërshtimit të një pjese të punonjësve. Edicioni i lajmeve nisi me pamje nga festimet e mbrëmshme në rrugët e Novi Sadit dhe qyteteve të tjera të Serbisë.

Sponsor 3M Express

Eror tha se radiotelevizioni publik prej vitesh nuk e kishte përmbushur funksionin e tij.

“Radiotelevizioni publik për shumë vite nuk e ka përmbushur funksionin e tij. Janë heshtur çështje, janë mbyllur sytë para realitetit, është raportuar në mënyrë të njëanshme dhe pa kritikë, nuk janë bërë pyetjet e duhura ose nuk janë bërë fare pyetje. Për këtë arsye, u kemi borxh shikuesve një kërkimfalje”, lexoi prezantuesi.

Shkarkimi i kryeredaktorit dhe redaktorit përgjegjës ishte një nga kërkesat e sindikatës “Nezavisnost”, e cila e kishte paraqitur këtë kërkesë që para një viti, duke paralajmëruar për dëmtimin e integritetit të RTV-së dhe raportimin në favor të pushtetit.

“Mirëdita. Ky është edicioni i lajmeve i Radio-Televizionit të Vojvodinës. Në fillim të rrugës drejt rifitimit të besimit të publikut, unë jam Goran Eror, ndërsa këto janë lajmet që, krahas festimeve në rrugë, shënuan ditën”, përfundoi Eror hyrjen e edicionit, para se të lexonte lajmet kryesore.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Holland Taylor zbulon pse u largua nga seriali “Two and a Half Men”: Nuk më paguanin mirë

Holland Taylor zbulon pse u largua nga seriali “Two and a Half Men”: Nuk më paguanin mirë

Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur

Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur

Në Serbi, alpinistët heqin pankartat e Vuçiqit – qytetarët ndezin flakadanë

Në Serbi, alpinistët heqin pankartat e Vuçiqit – qytetarët ndezin flakadanë

RTV Vojvodina kërkon falje që nuk e transmetoi festën e Listës Studentore | Momenti