Dardanet do të përballen me përfaqësuesen estoneze në kuadër të raundit të parë kualifikues për Botërorin e vitit 2027, në dy ndeshje që do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Ndeshja e parë luhet të premten, me fillim nga ora 20:00, ndërsa dueli i dytë do të zhvillohet të shtunën, nga ora 17:00.

Përmes transmetimit të drejtpërdrejtë, RTK do t’u mundësojë shikuesve ta përcjellin nga afër përfaqësuesen e Kosovës në këtë sfidë të rëndësishme drejt kualifikimit për Kampionatin Botëror.
Dardanet synojnë të shfrytëzojnë përparësinë e terrenit vendas dhe mbështetjen e tifozëve për të nisur sa më mirë këtë cikël kualifikues.
Të dyja ndeshjet Kosovë – Estoni do të transmetohen drejtpërdrejt në RTK.
Burimi: RTKLive




