Konferenca do të mbahet në orën 12:00, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ku drejtuesit e festivalit do të prezantojnë konceptin artistik, programin, risitë dhe përgatitjet për edicionin e sivjetmë.
Festivali këtë vit do të sjellë tri net të veçanta me muzikë, emocione dhe interpretime të artistëve, duke u kushtuar hapësirë edhe talenteve të reja përmes festivalit të fëmijëve.

“Akordet e Kosovës” synon të promovojë krijimtarinë muzikore, interpretimin artistik dhe vlerat e këngës, duke bashkuar zërat e artistëve dhe tingujt e orkestrës në një festë të muzikës.
Burimi: RTKLive




