Rruga Reçan–Lubinjë, prej një viti në gjendje të keqe |Video

Rruga Reçan–Lubinjë, prej një viti në gjendje të keqe |Video

Rruga Reçan–Lubinjë, prej një viti në gjendje të keqe |Video

Rruga Reçan-Lubinjë nisi para rreth një viti, por ende nuk po bëhet funksionale për banorët e zonës. Përveçse po u krijon probleme në arritjen në kohë në punë, banorët thonë se ua janë dëmtuar edhe makinat. Zyrtarët komunalë premtojnë se asfaltimi i këtij segmenti rrugor do të nisë së shpejti.

Në Luginën e Lumbardhit, fshati Lubinjë e Epërme njihet si më i madhi. Ka rreth 3500 banorë me mbi 600 shtëpi banimi. Banorët e këtij fshati ka afër një vit që po hasin në vështirësi në komunikimin me Prizrenin dhe fshatra të tjerë. Mësimdhënësja Shasene Bytyqi udhëton nga Prizreni. Ajo thotë se gjendja e keqe e rrugës po ua vështirëson punën, por ia dalin me ndihmën e banorëve.

Sponsor 3M Express

“Dy raste i kam që kemi ngel aty tek ndarja gërshërë mes Donje Lubinje e Gornje Lubinje, ndërsa ndoshta 1 km kemi ecur në këmbë, pastaj ka kalu dikush i rastit e na ka marrë. Vonesa nuk ka pas se kemi pas kalimtarë të rastit deh fatmirësisht janë njerëz zëmërgjërë”, ka thënë Bytyqi.

“Rruga qe një vit me gropa, me shumë probleme, po na shqetëson shumë edhe ne vet si shkollë, sepse po pamundëson edhe një komunikim normal me Prizrenin dhe qytetet e tjera”, ka thënë Nexhmija Zeqiroviq – Drejtoresh e shkollës.

Banorët thonë se u është premtuar që do të nisë asfaltimi i rrugës, por megjithëse ajo u gërrye, tani nuk po shihen duke punuar as makineritë e as punëtorët.

“E kemi shumë vështirë për krejt banorët, posaçërisht për ata që punojnë në Prizren, gjithnjë pesë ditë në javë ose gjashtë kanë nevojë të shkojnë në punë”, ka thënë Refik Kasi- banor i Gornje Lubinjës.

“Na kanë premtuar asfalt, makineritë e kanë gërryer asfaltin, diçka kanë nis me punu, por asgjë s’ka. Tash as ato makineritë nuk janë e as njerëzit. Njerëzit i prishën edhe makinat, kush na i rregullon ato”, ka thënë banori Aziz Shaipi.

“Na kanë premtuar me 15 gusht do të nis, kemi qenë bashk 300 banorë në mbledhje, shumë kemi nevojë për rrugën, sepse në vitin e ardhshëm e kemi edhe festën tradicionale të synetisë”, ka thënë banori Muhamed Maksuti

Zyrtarët komunalë thonë se janë informuar nga banorët për gjendjen e rrugës, por disa pilotime e kanë vonuar asfaltimin e saj.

“Ne ua kemi shpjegu edhe banorëve se aty është një pjesë e zgjerimit të një urës për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe besojmë shumë shpejt, që nga java tjetër, në koordinim edhe me menaxherin, ministrinë dhe operatorin, nga java tjetër të fillojë asfaltimi”, ka thënë Islam Ukimeri – Drejtor i shërbimeve publike.

Sipas deputetes së zonës, Emilja Rexhepi, e cila është edhe iniciatore e këtij projekti, gjatë realizimit të punimeve janë paraqitur edhe disa kërkesa shtesë nga banorët, të cilat është dashur të merren parasysh. Ajo i ka thënë RTK-së përmes komunikimit elektronik se asfaltimi i shtresës së parë të rrugës ka filluar tashmë.

Rruga Reçan-Lubinjë e Poshtme-Lubinjë e Epërme, e gjatë rreth 7 km, është projekt 3-vjeçar, që financohet nga Ministria e Infrastrukturës, ndërsa mbikëqyret nga Komuna e Prizrenit.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Dy deputetë shqiptarë pritet të sigurojnë ulëse në Kuvendin e Serbisë

Dy deputetë shqiptarë pritet të sigurojnë ulëse në Kuvendin e Serbisë

Visar Mehmeti pritet të bëhet deputeti i dytë shqiptar në Parlamentin e Serbisë

Visar Mehmeti pritet të bëhet deputeti i dytë shqiptar në Parlamentin e Serbisë

Pse Barcelona po luan me mbishkrimin “GOLF” në fanella gjatë ‘El Clasicos’?

Pse Barcelona po luan me mbishkrimin “GOLF” në fanella gjatë ‘El Clasicos’?