Rroni është eliminuar ditën e djeshme nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova 5”, ndërsa momenti i përshëndetjes me Norën tërhoqi vëmendjen e publikut.

Gjatë përqafimit të tyre, Rroni i pëshpëriti diçka në vesh Norës, duke lënë të hapur kureshtjen se çfarë i kishte thënë.
I ftuar në emisionin “Big Talk” në Klan Kosova, ai u pyet pikërisht për këtë moment dhe zbuloi fjalët që ia kishte thënë banores.
“Norës i thashë veç jep maksimumin, ki kapacitet”, u shpreh Rroni.
Ndërkohë, opinionisti Vlorijan Halili e pyeti nëse i kishte thënë Norës që ta priste jashtë shtëpisë.
“A i the me të prit?”, ishte pyetja e tij, ndërsa Rroni u përgjigj shkurt: “E din ajo”.
I pyetur nëse do ta presë Norën pas daljes së saj nga shtëpia, Rroni nuk la vend për dyshime, duke u përgjigjur: “Gjithqysh”.
Për më shumë:





