Rroga e 13-të | Bajrami i kërkon Muratit përgjigje, ministri: Do të jepet në fillim të vitit të ardhshëm

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka kërkuar ministrit të Financave, Hekuran Murati, që t’ua bëjë të qartë shërbyesve civilë pwr pagën e 13-të.

Sponsor 3M Express

Bajrami tha se është krijuar pritshmëria te rreth 83 mijë shërbyes civilë se, pas amendamentimit të Ligjit të Buxhetit, do të përfitojnë një pagë shtesë në fund të vitit.

Ajo pretendoi se ekzekutimi i pagës së 13-të më 31 mars të këtij viti, pa qenë e planifikuar në Buxhetin e vitit 2026, ishte i ndërlidhur me zgjedhjet e 7 qershorit, transmeton Klankosova.tv

“Ministër, është krijuar opinioni dhe ka një diskutim të përgjithshëm te rreth 83 mijë shërbyes civilë se, me amendamentimin e Ligjit të Buxhetit, në fund të këtij viti do ta marrin pagën e 13-të. E kemi parë nga dokumentacioni se fondi për pagën e 13-të është fond të cilin ju do ta mbuloni për ekzekutimin e pagës së 13-të, të cilën e keni bërë më 31 mars të këtij viti. Ne e dimë të gjithë se cili ka qenë qëllimi. Më 31 mars, zgjedhjet e 7 qershorit veçse ishin shpallur dhe kjo ka qenë arsyeja pse ju, pa e planifikuar në Buxhetin e vitit 2026, e keni ekzekutuar një pagë të 13-të.”- deklaroi Bajrami.

Ajo theksoi se Murati e ka obligim t’i informojë qytetarët për këtë çështje, duke shtuar se pagesa e ekzekutuar më 31 mars i ishte atribuuar vitit 2025.

Bajrami pretendoi gjithashtu se qëllimi i ekzekutimit të asaj page kishte qenë “blerja e votave”.

“Çfarë po kërkoj unë sot është që ju të dilni dhe t’u tregoni qytetarëve se amendamentimi i këtij ligji nuk ua siguron pagën e 13-të për këtë vit, sepse të gjithë tanimë i kanë bërë planifikimet e tyre që, më së largu me pagën e dhjetorit, do ta marrin edhe një pagë ekstra.”

Pyetjes së saj iu përgjigj Murati, duke thënë se paga e 13-të ka qenë e paraparë dhe paguhet në fillim të secilit vit, raporton Klankosova.tv

“E kam sqaruar më herët. Paga e 13-të ka qenë e paraparë më ligjin e buxhetit të këtij viti, që për vitin 2026 të paguhet në fillim vit. Pra paga e 13-të është e paraparë në buxhet dhe është paguar sivjet. Paga e 13-të për vitin e ardhshëm, paguhet në fillim të vitit të ardhshëm. Paga e 13-të do tëe paguhet në fillim të secilit vit.” /Klankosova.tv

Lexo edhe

LEX | Nga drejtori rajonal te majori, kapiteni e komandantët – këta janë zyrtarët e lartë policorë të suspenduar pas vrasjes së Arlinda Zekajt

LEX | Nga drejtori rajonal te majori, kapiteni e komandantët – këta janë zyrtarët e lartë policorë të suspenduar pas vrasjes së Arlinda Zekajt

​“Kromozomi 21” në Mitrovicë, thirrje për më shumë mbështetje të personave me sindromin Down

​“Kromozomi 21” në Mitrovicë, thirrje për më shumë mbështetje të personave me sindromin Down

Vuçiq: Në 72 orët e fundit po përballemi me terror të hapur, do ta arrestojnë këdo që nuk u nënshtrohet

Vuçiq: Në 72 orët e fundit po përballemi me terror të hapur, do ta arrestojnë këdo që nuk u nënshtrohet

Rroga e 13-të | Bajrami i kërkon Muratit përgjigje, ministri: Do të jepet në fillim të vitit të ardhshëm | Momenti