Rritje e jashtëzakonshme e shitjeve të Tesla në Gjermani

Rritje e jashtëzakonshme e shitjeve të Tesla në Gjermani

Rritje e jashtëzakonshme e shitjeve të Tesla në Gjermani

Shitja e veturave elektrike të kompanisë amerikane Tesla në Gjermani është rritur ndjeshëm gjatë muajit tetor, duke shënuar një rritje prej 290,9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sponsor 3M Express

Sipas të dhënave të Zyrës Federale Gjermane për Automjete Motorike (KBA), gjatë tetorit janë regjistruar 2.932 vetura të reja Tesla, pothuajse katër herë më shumë se në tetorin e vitit 2025.

Nga fillimi i vitit deri në fund të tetorit, në Gjermani janë regjistruar gjithsej 47.742 vetura të kësaj marke, rreth tri herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja e Tesla-s vjen në një periudhë kur kërkesa për vetura elektrike në Gjermani po shënon rritje të konsiderueshme. Vetëm gjatë tetorit, janë regjistruar 94.086 vetura të reja elektrike me bateri, 79,5 për qind më shumë se një vit më parë.

Megjithatë, Tesla vazhdon të përballet me konkurrencë të fortë nga prodhuesit e tjerë. Gjatë tetorit, kompania amerikane kishte 1,2 për qind të tregut gjerman të veturave, ndërsa prodhuesi kinez BYD arriti në dy për qind.

Në nivel të Bashkimit Evropian, Tesla gjithashtu ka shënuar rritje. Gjatë shtatorit janë regjistruar 45.866 vetura të reja të kësaj marke, 78,6 për qind më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Megjithatë, në nivel global, kompania dorëzoi 486.532 vetura gjatë tremujorit të tretë, dy për qind më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak. /Telegrafi/

Lexo edhe

Raportimi i Sinjalit për sulmin ndaj gjyqtares në Viti, KGJK dënon rastin dhe kërkon hetim të menjëhershëm e siguri për gjyqtarët

Raportimi i Sinjalit për sulmin ndaj gjyqtares në Viti, KGJK dënon rastin dhe kërkon hetim të menjëhershëm e siguri për gjyqtarët

Gjyqtarja në Gjilan sulmohet nga një burrë që s’i pëlqeu vendimi i saj

Gjyqtarja në Gjilan sulmohet nga një burrë që s’i pëlqeu vendimi i saj

Rexhaj në Kuvend kërkon drejtësi për Astrit Deharin: Prokuroria ta zbardhë rastin

Rexhaj në Kuvend kërkon drejtësi për Astrit Deharin: Prokuroria ta zbardhë rastin