Rritet frika për rifillimin e luftës me Iranin, SHBA rrit praninë ushtarake në Gjirin Persik

Rritet frika për rifillimin e luftës me Iranin, SHBA rrit praninë ushtarake në Gjirin Persik

Rritet frika për rifillimin e luftës me Iranin, SHBA rrit praninë ushtarake në Gjirin Persik

Tensionet në Lindjen e Mesme po rriten, mes frikës për rifillimin e sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit.

Sponsor 3M Express

SHBA-ja ka shtuar praninë ushtarake në Gjirin Persik, ndërsa ushtritë izraelite dhe iraniane janë vendosur në gatishmëri të lartë.

Departamenti amerikan i Shtetit ka urdhëruar largimin e punonjësve joesencialë të qeverisë amerikane dhe familjarëve të tyre nga Arabia Saudite, duke paralajmëruar se armiqësitë mund të përshkallëzohen me shpejtësi.

Megjithatë, Uashingtoni i ka cilësuar si të pasakta raportimet se masa të ngjashme janë marrë edhe në vende të tjera të rajonit.

Sipas mediave amerikane, SHBA-ja dhe Izraeli kanë hartuar plane për sulme të reja ndaj Iranit, të cilat mund të synojnë infrastrukturën energjetike, objektet bërthamore dhe arsenalet e raketave e dronëve.

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se vendimet për një sulm të mundshëm do të merren pas zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA.

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka bërë thirrje për rrëzimin e regjimit iranian, ndërsa Teherani paralajmëron kundërpërgjigje të ashpër në rast të një sulmi të ri.

Shqetësimet janë shtuar edhe pas raportimeve për dëmtimin e shtatë cisternave të naftës në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetike për furnizimin global me energji.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje për “kujdes maksimal”, ndërsa Katari dhe Pakistani vazhdojnë përpjekjet diplomatike për të shmangur përshkallëzimin.

Një luftë e re mund të rrezikojë civilët në rajon dhe të shkaktojë rritje të çmimeve të naftës, gazit dhe produkteve të tjera në tregjet botërore. /Telegrafi/

Lexo edhe

Haradinaj kundërshton kthimin e Ligjit për Specialen: Turp i madh dhe goditje e rëndë për Kosovën

Haradinaj kundërshton kthimin e Ligjit për Specialen: Turp i madh dhe goditje e rëndë për Kosovën

Haradinaj mallkon ata që kthyen Ligjin për Specialen në Kuvend: Turpi i mbuloftë për jetë

Haradinaj mallkon ata që kthyen Ligjin për Specialen në Kuvend: Turpi i mbuloftë për jetë

Shiroka-Pula e kthen në Kuvend Ligjin për Specialen, pranon kërkesën e PDK-së

Shiroka-Pula e kthen në Kuvend Ligjin për Specialen, pranon kërkesën e PDK-së

Rritet frika për rifillimin e luftës me Iranin, SHBA rrit praninë ushtarake në Gjirin Persik | Momenti