“Rri 3-4 vjet, por kur të dal, do të të vras ty dhe familjen”, çfarë thuhet në aktakuzën ndaj dy të dyshuarve për fajde

“Rri 3-4 vjet, por kur të dal, do të të vras ty dhe familjen”, çfarë thuhet në aktakuzën ndaj dy të dyshuarve për fajde

“Rri 3-4 vjet, por kur të dal, do të të vras ty dhe familjen”, çfarë thuhet në aktakuzën ndaj dy të dyshuarve për fajde

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Eduard Kaçinarit, i cili dyshohet se për disa vite i ka dhënë para me kamatë një qytetari nga Prizreni, duke përfituar shuma të mëdha parash vetëm nga interesat mujore. Sipas aktakuzës, gjithçka kishte nisur gjatë verës së vitit 2021, kur i dëmtuari B.C pasi kishte dëgjuar se Eduard Kaçinari jepte para me kamatë, ishte takuar me të për të marrë një hua prej 4 mijë eurosh.

Sponsor 3M Express

Këtë shumë, sipas Prokurorisë, Kaçinari ia kishte dhënë me kamatë mujore prej 20 për qind, përkatësisht 800 euro në muaj.

B.C sipas aktakuzës, për dy muaj kishte paguar 1 mijë e 600 euro vetëm kamatë, ndërsa më pas kishte kthyer edhe borxhin bazë.

Mirëpo, sipas Prokurorisë, pas dy javësh ai kishte marrë sërish 10 mijë euro me kamatë 15 për qind, e më pas edhe 20 mijë euro të tjera me të njëjtën normë interesi.

Për shtatë muaj rresht, sipas aktakuzës, ai kishte paguar nga 4 mijë e 500 euro në muaj, që në total arrinte në 31 mijë e 500 euro vetëm kamatë. Krahas kësaj, kishte kthyer edhe 30 mijë eurot e borxhit bazë.

Situata, sipas Prokurorisë, ishte rënduar edhe më shumë në vjeshtën e vitit 2022, kur i dëmtuari kishte pasur probleme financiare.

Në këto rrethana, ai dyshohet se kishte marrë edhe 30 mijë euro me kamatë mujore prej 10 për qind, duke paguar për shtatë muaj gjithsej 21 mijë euro vetëm interes. Më pas, kishte marrë edhe 15 mijë euro të tjera, duke e çuar borxhin bazë në 45 mijë euro.

Për 17 muaj rresht, sipas aktakuzës, ai kishte paguar nga 4 mijë e 500 euro në muaj, apo gjithsej 76 mijë e 500 euro kamatë, përveç kthimit të 45 mijë eurove të borxhit bazë.

Por, sipas Prokurorisë, shumat nuk kishin përfunduar me kaq.

Në mars të vitit 2024, B.C dyshohet se kishte marrë edhe 170 mijë euro nga Kaçinari, me kamatë mujore prej 10 për qind.

Kjo nënkuptonte 17 mijë euro interes çdo muaj. Për 16 muaj rresht, sipas aktakuzës, ai kishte paguar gjithsej 272 mijë euro vetëm në emër të kamatës.

Prokuroria pretendon se deri në gusht të vitit 2025, kur viktima nuk kishte mundësi të vazhdonte pagesat, Eduard Kaçinari kishte kërkuar edhe 350 mijë euro vetëm në emër të kamatave, pa përfshirë borxhin bazë.

Si e kishte kërcënuar viktimën Eduard Kaçinari?

Prokuroria njoftoj se E.K. dhe A.K., përfitimin e kundërligjshëm të dobisë pasurore, e kanë kërkuar duke përdorur edhe forcë dhe kanosje ndaj viktimave, duke i detyruar të shkojnë te përmbaruesi privat për procedurat noteriale, por policia ka ndërhyrë dhe i ka arrestuar.

Nga viti 2021, në vazhdimësi në Prizren, i pandehurit Eduard Kaçinari, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, përdor kanosjen serioze për të detyruar personin tjetër – të dëmtuarin që të kryej veprime në dëm të pasurisë së tij, në atë mënyrë që pasi i dëmtuari nuk arrin që t’ia paguaj kamatat, i pandehuri me anë të presionit dhe kanosjeve serioze – direkte arrin ta detyroj të dëmtuarin që të paguaj kamatat dhe të mos e raportoj rastin në polici, në të kundërtën e kërcënim me fjalët se

“nëse e lajmëron rastin në polici, ta vras djalin, babën, vëllezërit dhe krejt familjen”, veprime këto të cilat i përsërit disa herë madje me raste të shpeshta me revole në dorë duke i bërë me dije se “unë mund të hy në burg, rri 3 – 4 vjet po kur të dal të vrasë ty dhe familjen sepse unë kam pare edhe dal nga burgu”, hera e fundit kur viktima pranon kanosje, ishte data 08.03.2026 në orët e mbrëmjes, në bodrumin e shtëpisë së viktimës i cili ndodhet poshtë lokaleve, si rrjedhojë e këtyre veprimeve të përsëritura, viktimës i ka shkaktuar dëm pasuror, si dhe frikë, ankth, pasiguri dhe shqetësim për jetën e tij dhe të anëtarëve të familjes së tij.

Në këtë rast është përfshirë edhe Anton Kaçinari, i cili dyshohet se bashkë me Eduard Kaçinarin ka dhënë 80 mijë euro me kamatë mujore 10 për qind përmes një ndërmjetësi.

“Në datë të pacaktuar, gjatë vitit 2025, deri në fillimin e hetimeve dhe në vazhdimësi, në Prizren, në bashkëkryerje, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, kontraktojnë shuma dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit, duke shfrytëzuar pa përvojën dhe gjendjen financiare në të cilën ishin futur të dëmtuarit/viktimat, në atë mënyrë që pasi viktima nuk po mund t’ia dilte me pagesat e kamatave, kërkon nga shoku i tij që t’i gjej të holla, ky i fundit e paralajmëron që nuk ka të hollat të tija por e ka mundësinë që t’i marrë me kamata tek i pandehuri Anton Kaçinari, nga i cili në shuma të ndryshme merr 80,000 euro me kamatë mujore prej 10%, të cilat të holla ia dorëzon viktimës“, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Sipas Prokurorisë, kërcënimet nuk kishin qenë vetëm verbale. Në aktakuzë pretendohet se në disa raste Kaçinari ishte paraqitur edhe me revole në dorë.

“Unë mund të hy në burg, rri 3–4 vjet po kur të dal të vrasë ty dhe familjen sepse unë kam pare edhe dal nga burgu”, është një tjetër deklaratë që Prokuroria ia atribuon të dyshuarit.

Prokuroria pretendon se këto veprime i kishin shkaktuar të dëmtuarit frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tij dhe të familjarëve.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Aksidentet tragjike me 115 viktima, BE nis hetimet për keqpërdorimin e fondeve në hekurudhat spanjolle

Aksidentet tragjike me 115 viktima, BE nis hetimet për keqpërdorimin e fondeve në hekurudhat spanjolle

Doncic shkëlqen me 53 pikë, Lakers mposhtin Portlandin

Doncic shkëlqen me 53 pikë, Lakers mposhtin Portlandin

“Rri 3-4 vjet në burg, por kur të dal, do të të vras ty dhe familjen”, çfarë thuhet në aktakuzën ndaj dy të dyshuarve për fajde

“Rri 3-4 vjet në burg, por kur të dal, do të të vras ty dhe familjen”, çfarë thuhet në aktakuzën ndaj dy të dyshuarve për fajde