Roma vazhdon të shkëlqejë këtë sezon në Serie A, duke regjistruar fitoren e gjashtë pas një ndeshjeje dramatike ndaj Cagliarit, të cilën e fitoi me rezultatin 4-2. Me 21 pikë, kryeqytetasit ngjiten në vendin e tretë të tabelës.

Nzola kaloi mysafirët në epërsi, por Roma reagoi shpejt dhe përmbysi rezultatin me golat e Lullit dhe Pisillit. Në pjesën e dytë, Cagliari luftoi deri në fund dhe arriti të barazojë në minutën e 81-të, me anë të Daniele Maldinit. Megjithatë, Roma nuk u dorëzua dhe e tregoi edhe një herë forcën e saj këtë sezon, transmeton Klankosova.tv
Rodrigo Mora dhe Danyel Malen shënuan brenda vetëm tri minutave, duke vulosur fitoren 4-2 dhe duke ndezur festën në kampin verdhekuq.
Për Cagliarin, kjo ishte humbja e tretë radhazi, që e lë në vendin e nëntë të renditjes.
Në xhiron e ardhshme, Roma do të luajë në udhëtim ndaj Udineses, ndërsa Cagliari do të përballet sërish me një skuadër të kryeqytetit, këtë herë me Lazion, në Olimpico.




