Robert Pattinson përfiton afro një milion euro vetëm për audicionin e James Bond, roli mund t’i sjellë mbi 89 milionë euro

Robert Pattinson thuhet se ka përfituar afro një milion euro vetëm për të marrë pjesë në audicionin për rolin e James Bond, ndërsa për tre filmat e ardhshëm mund të fitojë deri në 89 milionë euro.

Sponsor 3M Express

Sipas raportimeve të mediave britanike Mirror dhe Daily Mail, aktori ka siguruar një marrëveshje dukshëm më të favorshme se kandidatët e tjerë për agjentin 007.

Madje, studioja Amazon MGM thuhet se ishte e gatshme të ofronte një shumë të konsiderueshme për ta siguruar atë në këtë rol.

Robert

Megjithatë, kushtet financiare nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga studioja.

Ndërkohë, portali Celebrity Net Worth vlerëson se Pattinson mund të marrë rreth 14 deri në 18 milionë euro vetëm për filmin e parë, gjersa fitimet nga të tre filmat, së bashku me bonuset, mund të kalojnë 100 milionë euro.

Aktori 40-vjeçar u prezantua zyrtarisht më 16 nëntor si James Bond-i i ri.

Përzgjedhja e tij u komentua edhe nga themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, i cili deklaroi se kishte marrë pjesë personalisht në procesin e përzgjedhjes.

– YouTube www.youtube.com

Filmi i ardhshëm i sagës do të drejtohet nga regjisori Denis Villeneuve, derisa skenari do të shkruhet nga Steven Knight.

Ky projekt shënon një kapitull të ri për ekskluzivitetin e njohur të agjentit 007. /Telegrafi/

Lexo edhe

Trump kërcënon Iranin me sulme pas Vitit të Ri: Do të përfundojnë në fund të detit

Trump kërcënon Iranin me sulme pas Vitit të Ri: Do të përfundojnë në fund të detit

Kurti kërkon mbrojtjen e shqipes në epokën e inteligjencës artificiale

Kurti kërkon mbrojtjen e shqipes në epokën e inteligjencës artificiale

Raportohet për një aksident të rëndë në Fushë Kosovë

Raportohet për një aksident të rëndë në Fushë Kosovë