Rivalët e lidershipit izraelit zhvillojnë bisedime për të thyer bllokadën zgjedhore

Rivalët e lidershipit izraelit zhvillojnë bisedime për të thyer bllokadën zgjedhore

Rivalët e lidershipit izraelit zhvillojnë bisedime për të thyer bllokadën zgjedhore

Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe lideri i opozitës, Gadi Eisenkot, kanë zhvilluar bisedime në përpjekje për të zgjidhur ngërçin e krijuar nga zgjedhjet e muajit të kaluar.

Sponsor 3M Express

Blloku i Netanyahut fitoi 53 vende në zgjedhjet e tetorit, ndërsa blloku i Eisenkotit – i përbërë nga katër parti – fitoi 48 vende; kështu, asnjëri prej tyre nuk arriti të sigurojë shumicën në Knesset-in me 120 vende, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Të shtunën, Netanyahu propozoi një qeveri të unitetit kombëtar me postin e kryeministrit me rotacion, duke shprehur gatishmërinë që Eisenkoti ta marrë i pari detyrën e kryeministrit.

Eisenkoti ka në dispozicion një javë, pasi afati përfundimtar për formimin e qeverisë skadon më 6 dhjetor.

Në një postim në platformën X të shtunën, Netanyahu deklaroi: “Përgjegjësia ime si lider më detyron t’i lë mënjanë të gjitha të tjerat, përfshirë edhe parimin që partia më e madhe duhet të udhëheqë”.

Ai shtoi se do të pranonte që Eisenkoti të shërbente “fillimisht si kryeministër, ndërsa unë do të shërbej si kryeministër alternativ në fillim të mandatit”.

Ish-shefi i ushtrisë, Eisenkot, u përgjigj duke e ftuar Netanyahun në “negociata të mirëfillta dhe të përshpejtuara”.

Kjo vjen pasi, të premten, Eisenkoti akuzoi partinë e krahut të djathtë të Netanyahut, Likud, se po zvarrit bisedimet për koalicionin me qëllim provokimin e zgjedhjeve të reja.

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, u konsultua me të gjitha partitë pas zgjedhjeve të 27 tetorit dhe më pas i ngarkoi Eisenkotit detyrën për të formuar qeverinë brenda 28 ditësh.

Eisenkoti është përpjekur të krijojë një koalicion për të larguar Netanyahun nga pushteti dhe ka shënuar përparim drejt sigurimit të shumicës së nevojshme, duke arritur marrëveshje koalicioni me dy parti.

Lexo edhe

Kamberi pas marrëveshjes për KKSH-në në Prishtinë: Interesat kombëtare mbi dallimet partiake

Kamberi pas marrëveshjes për KKSH-në në Prishtinë: Interesat kombëtare mbi dallimet partiake

Zyrtare: Fernando Muslera pensionohet nga futbolli në moshën 40-vjeçare

Zyrtare: Fernando Muslera pensionohet nga futbolli në moshën 40-vjeçare

“Liri për çlirimtarët! Rroftë UÇK-ja!”, Haradinaj kujton 14-vjetorin e shpalljes së pafajësisë në Hagë

“Liri për çlirimtarët! Rroftë UÇK-ja!”, Haradinaj kujton 14-vjetorin e shpalljes së pafajësisë në Hagë