RIT Kosovo dhuron kabinet të informatikës për shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha” në Dragash

RIT Kosovo dhuron kabinet të informatikës për shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha” në Dragash

RIT Kosovo dhuron kabinet të informatikës për shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha” në Dragash

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se në Shkollën e Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha” është funksionalizuar Kabineti i Informatikës për drejtimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), falë një donacioni nga RIT Kosovo.

Sponsor 3M Express

Në inaugurimin e kabinetit morën pjesë kryetari Xheladini dhe shefja e kabinetit, Arijeta Skeraj. Ky investim synon përmirësimin e kushteve për mësimdhënie dhe mësimnxënie, si dhe pajisjen e nxënësve me njohuri dhe shkathtësi të nevojshme në fushën e teknologjisë së informacionit.

Xheladini ka shprehur mirënjohje për RIT Kosovo për mbështetjen e dhënë në realizimin e këtij projekti, si dhe për përfaqësuesin e këtij institucioni, Enis Vehapi, ish-nxënës i shkollës, dhe drejtorin e ShML-së “Ruzhdi Berisha”, Lulzim Ahmeti, për angazhimin e tyre.

Me këtë rast, drejtuesit e shkollës ndanë edhe një mirënjohje për donatorin, në shenjë falënderimi për kontributin në përmirësimin e kushteve arsimore.

Pas inaugurimit të kabinetit të TIK-ut, Xheladini dhe të pranishmit vizituan edhe bibliotekën e shkollës, si dhe kabinetet e muzikës dhe infermierisë.

Sipas Xheladinit, investimi në arsim dhe në infrastrukturën moderne shkollore përbën një hap të rëndësishëm drejt krijimit të mundësive më të mira për zhvillimin profesional të të rinjve. /Telegrafi/

Lexo edhe

Carragher shpërthen ndaj Fernandesit: Është turp të kritikosh Carrickun

Carragher shpërthen ndaj Fernandesit: Është turp të kritikosh Carrickun

Inspektorati gjobit taksitë ilegale në Fushë Kosovë, kontrollet do të vazhdojnë

Inspektorati gjobit taksitë ilegale në Fushë Kosovë, kontrollet do të vazhdojnë

Për mëngjese të shpejta – Meka Halal Food

Për mëngjese të shpejta – Meka Halal Food

RIT Kosovo dhuron kabinet të informatikës për shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha” në Dragash | Momenti