Gazetari dhe prezantuesi televiziv, Resul Sinani, do të jetë opinionisti i dytë i edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”.

Lajmi është konfirmuar nga vetë produksioni i spektaklit, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
“Resul Sinani, opinionist në Big Brother VIP Kosova 5”, thuhet në mbishkrimin e publikimit, duke zyrtarizuar kështu pjesëmarrjen e tij në këtë edicion.
Konfirmimi i Sinanit vjen vetëm një ditë pasi produksioni bëri të ditur se edhe aktorja dhe moderatorja shqiptare, Rudina Dembacaj, do të jetë pjesë e panelit të opinionistëve.
Sinani është një emër i njohur për publikun kosovar, me një përvojë të gjatë në gazetari dhe prezantim televiziv. Këtë herë, ai do të jetë pjesë e panelit që do të komentojë lojën, debatet dhe dinamikat mes banorëve brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Ndërkaq, edicioni i pestë i “Big Brother VIP Kosova” pritet të nisë këtë të premte, më 30 tetor, në Klan Kosova. Në natën e parë të spektaklit, 20 personazhe VIP pritet të bëhen pjesë e shtëpisë, duke shënuar nisjen e një tjetër sezoni të formatit shumë të ndjekur nga publiku. /Telegrafi/




