Reshjet e shiut dhe vërshimet nga pjesa kodrinore e qytetit kanë shkaktuar probleme në disa zona të Vlorës, veçanërisht në “Ujin e Ftohtë” dhe në zonën e “Kalasë”.

Sipas raportimeve të A2 CNN, në këto zona është vërejtur prani e madhe e ujërave të shiut të përziera me dhe dhe baltë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor.
Përmbytja e segmenteve rrugore ka vështirësuar lëvizjen e automjeteve, ndërsa ujërat e shiut kanë depërtuar edhe në disa rrugë të tjera të këtyre zonave.
Problemet janë shkaktuar nga reshjet me intensitet mesatar, të cilat, së bashku me prurjet nga zonat kodrinore, kanë sjellë grumbullimin e ujit dhe baltës në rrugët e qytetit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




