​Reshjet e borës mbyllin disa nga qafat kryesore alpine në Zvicër

​Reshjet e borës mbyllin disa nga qafat kryesore alpine në Zvicër

​Reshjet e borës mbyllin disa nga qafat kryesore alpine në Zvicër

Reshjet e dendura të borës kanë sjellë mbylljen e parakohshme të disa prej qafave më të rëndësishme alpine në Zvicër, duke kufizuar qarkullimin në disa akse kryesore rrugore.

Sponsor 3M Express

Sipas portalit të qafave malore të TCS-së, ndër kalimet e mbyllura janë Gotthard, San Bernardino, Nufenen, Grimsel dhe Susten.

Mbylljet janë vendosur për arsye sigurie, ndërsa për disa prej qafave nuk është bërë i ditur afati i rihapjes, raporton Watson, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, qafa e Furkës është mbyllur përkohësisht deri të hënën e ardhshme. Për kalimet që ndodhen në lartësi të mëdha, mbylljet dimërore janë të zakonshme, por këtë vit kushtet atmosferike kanë përshpejtuar ndërprerjen e qarkullimit në disa prej tyre.

Jo të gjitha qafat alpine janë të mbyllura

Qafat Albula dhe Flüela në Engadinë, Forcola di Livigno, Bernina, Julier dhe Ofen vijojnë të jenë të hapura për qarkullim.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të informohen për gjendjen e rrugëve përpara udhëtimit, pasi reshjet e borës dhe kushtet e vështira atmosferike mund të sjellin mbyllje të tjera të përkohshme.

Lexo edhe

Sezoni i Akrepit përmbys gjithçka për 4 shenja: Ish-dashuria rikthehet, ndërsa për dikë hapet kuleta!

Sezoni i Akrepit përmbys gjithçka për 4 shenja: Ish-dashuria rikthehet, ndërsa për dikë hapet kuleta!

Shembet një ndërtesë shumëkatëshe në Kenia, frikë për persona të bllokuar nën rrënoja – PAMJE

Shembet një ndërtesë shumëkatëshe në Kenia, frikë për persona të bllokuar nën rrënoja – PAMJE

Nepali bëhet vendi i parë që merr kompensim për dëmet nga ndryshimet klimatike

Nepali bëhet vendi i parë që merr kompensim për dëmet nga ndryshimet klimatike