Renditja pas tri xhirosh në Ligën e Kampionëve, pesë ekipe kryesojnë me nga nëntë pikë

Renditja pas tri xhirosh në Ligën e Kampionëve, pesë ekipe kryesojnë me nga nëntë pikë

Renditja pas tri xhirosh në Ligën e Kampionëve, pesë ekipe kryesojnë me nga nëntë pikë

Faza e ligës në Ligën e Kampionëve po bëhet gjithnjë e më interesante, me skuadrat që synojnë të grumbullojnë sa më shumë pikë dhe të sigurojnë një pozitë sa më të mirë në renditjen përfundimtare.

Sponsor 3M Express

Pas tri ndeshjeve të para, pesë skuadra kanë arritur të fitojnë të gjitha takimet dhe kryesojnë me nga nëntë pikë.

Paris Saint-Germaini, Aston Villa, Liverpooli, Real Madridi dhe Betisi janë skuadrat që kanë regjistruar nga tri fitore në tri ndeshjet e para. Pas tyre renditet Stuttgart me shtatë pikë, aq sa ka edhe Arsenali.

Barcelona ka grumbulluar gjashtë pikë, ndërsa Bayern Munichu numëron pesë.

Rezultatet e skuadrave të mëdha tregojnë se gara për pozitat e para mbetet e hapur, ndërsa çdo pikë mund të jetë vendimtare në fund të fazës së ligës.

Në këtë format të Ligës së Kampionëve, tetë skuadrat e para në renditje kualifikohen drejtpërdrejt në fazën e 16-të më të mirave. Ekipet që përfundojnë nga vendi i nëntë deri në të 24-in do të luajnë në play-of me dy ndeshje për të siguruar një vend në këtë fazë.

Ndërkohë, skuadrat që renditen nga vendi i 25-të deri në të 36-in eliminohen nga gara evropiane. Për këtë arsye, çdo ndeshje ka rëndësi të veçantë, si për ekipet që synojnë kualifikimin e drejtpërdrejtë, ashtu edhe për ato që luftojnë për një vend në play-off. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Lexo edhe

Pse po protestojnë të rinjtë në Evropë?

Pse po protestojnë të rinjtë në Evropë?

Të gjithë po flasin për të – Yan Diamonde ka shënuar një super gol ndaj ish skuadrës në Ligën e Kampionëve

Të gjithë po flasin për të – Yan Diamonde ka shënuar një super gol ndaj ish skuadrës në Ligën e Kampionëve

Probleme me dëmtimet te Milani, Amorim humb dy sulmuesit para sfidave të rëndësishme

Probleme me dëmtimet te Milani, Amorim humb dy sulmuesit para sfidave të rëndësishme