Sulmuesi Lutfi Dalipi ka zënë një vend në formacionin më të mirë të javës në Zvicër.

Ylli nga Presheva realizoi ndaj Servettes në stilin e Ronaldinhos, ku la të shtangur të gjithë të pranishmit.
Edhe pse Vaduzi pësoi humbje 2-1, të gjithë mbeten të shtangur më mënyrën si Dalipi e dërgoi topin në rrjetë pavarësisht që kishte disa mbrojtës në zonën e 16-metërshit.
“SofaScore” e vlerësoi me notën 8.6, e mjaftueshme për të zënë një vend në 11-shen më të mirë.
Përndryshe, Dalipi ende nuk ka vendosur se për kë të luajë në nivelin ndërkombëtar, duke pasur opsion Kosovën, Shqipërinë, Zvicrën dhe Portugalinë./Telegrafi/




