“Real Madridi na ka kontaktuar dy herë”, drejtori i Bayernit komenton situatën e Michael Olises

“Real Madridi na ka kontaktuar dy herë”, drejtori i Bayernit komenton situatën e Michael Olises

“Real Madridi na ka kontaktuar dy herë”, drejtori i Bayernit komenton situatën e Michael Olises

Real Madridi kishte kontaktuar dy herë drejtuesit e Bayern Munichut gjatë verës së kaluar për Michael Olisen, por jo për ta transferuar yllin francez, siç ishte raportuar në media.

Sponsor 3M Express

Drejtori sportiv i bavarezëve, Max Eberl, ka zbuluar se klubi madrilen i kishte telefonuar në dy raste, vetëm për t’u distancuar nga zërat për një transferim të mundshëm të anësorit francez në “Santiago Bernabeu”.

Në korrik të këtij viti, mediat kishin raportuar se Reali ishte i interesuar për Olisen dhe madje kishte përgatitur një ofertë prej 150 milionë eurosh për ta bindur Bayern Munichun që ta lironte futbollistin.

Megjithatë, Eberl ka sqaruar se kontaktet me klubin spanjoll kishin pasur një qëllim krejt tjetër.

“Zyrtarët e Real Madridit na telefonuan dy herë. Por vetëm për të theksuar se nuk kishin pasur asnjë kontakt me lojtarin apo përfaqësuesit e tij”, ka zbuluar Eberl gjatë një takimi me tifozët.

Drejtuesi i Bayernit ka pranuar se gjithë kjo situatë kishte krijuar edhe njëfarë shqetësimi te ai, sidomos për shkak të mesazheve që merrte lidhur me të ardhmen e lojtarit.

“Më kujtohet që më dërgoi një mesazh, të cilin fillimisht nuk dëshiroja ta hapja, nga frika se mund të përmbante lajme të këqija”, ka rrëfyer Eberl.

Ndërkohë, Olise ka vazhduar të jetë pjesë e Bayern Munichut, ndërsa drejtuesit e klubit synojnë t’ia zgjasin kontratën, e cila aktualisht është e vlefshme deri në vitin 2029.

Presidenti i nderit i bavarezëve, Uli Hoeness, nuk duket i shqetësuar për këtë çështje dhe ka bërë të ditur se klubi nuk do të nxitohet në negociata.

“Gjatë sezonit do të bisedojmë me të për të parë nëse dëshiron ta zgjasë kontratën. Nëse jo, thjesht do të presim deri në vitin 2029. Nuk jam i shqetësuar”, ka deklaruar Hoeness./Telegrafi/

Lexo edhe

Manipuluan mbi 2 mijë vota në Gjakovë, dy kryesues të komisioneve dënohen me nga 3 mijë euro gjobë

Manipuluan mbi 2 mijë vota në Gjakovë, dy kryesues të komisioneve dënohen me nga 3 mijë euro gjobë

Operacioni ku përfunduan në pranga zyrtarë gjykatash e avokat, këta janë dy nga katër të arrestuarit

Operacioni ku përfunduan në pranga zyrtarë gjykatash e avokat, këta janë dy nga katër të arrestuarit

MI5 paralajmëron: Rusia mund të shënjestrojë kompanitë britanike që furnizojnë Ukrainën

MI5 paralajmëron: Rusia mund të shënjestrojë kompanitë britanike që furnizojnë Ukrainën