Real Madridi dëshiron që klubet angleze t’u kthejnë një pjesë të parave të shpenzuara për themelimin e Superligës Evropiane.

Sipas The Athletic, klubi spanjoll beson se Arsenali, Chelsea, Liverpooli, Manchester City, Manchester United dhe Tottenhami duhet të rimbursojnë pjesën e tyre të kostove fillestare të instalimit të projektit, pavarësisht se në fund janë tërhequr.
Një burim tregoi për mediumin se shuma totale që klubet angleze mund të paguajnë arrin deri në 80 milionë euro.
Shpenzimet promovuese dhe organizative për turneun ishin mbuluar më parë midis Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit, kështu që Los Blancos kërkojnë paratë.
Krijimi i Superligës Evropiane, një turne ndërkombëtar i mbyllur që përfshin 12 klube kryesore, u njoftua fillimisht në prill 2021. Shumica e klubeve themeluese u tërhoqën brenda pak ditëve të para.
Juventusi u tërhoq zyrtarisht nga projekti në vitin 2023, ndërsa Barcelona dhe Real Madridi u tërhoqën në vitin 2026. /Telegrafi/




