Real Madridi gati të shpenzojë 80 milionë euro për talentin që e la të largohej

Real Madridi gati të shpenzojë 80 milionë euro për talentin që e la të largohej

Real Madridi gati të shpenzojë 80 milionë euro për talentin që e la të largohej

Real Madridi po shqyrton mundësinë e rikthimit të Nico Pazit në “Santiago Bernabeu” në vitin 2027, duke aktivizuar klauzolën e riblerjes në vlerë prej 80 milionë eurosh, raporton gazetari spanjoll Ramon Alvarez.

Sponsor 3M Express

Mesfushori argjentinas ka shkëlqyer te Como nën drejtimin e Cesc Fabregas, duke forcuar edhe më shumë mundësitë për t’u rikthyer te ish-klubi i tij.

“Los Blancos” tashmë kanë nisur të planifikojnë përforcimet e mundshme për sezonin 2027/28, me fokus të veçantë në mbrojtje dhe mesfushë. Në të njëjtën kohë, klubi po përcjell nga afër ish-lojtarët e akademisë që po bëjnë përparim në skuadra të tjera.

Paz është shndërruar në një prej lojtarëve më të spikatur të Comos, duke regjistruar katër gola dhe pesë asistime në 10 paraqitje këtë sezon.

Real Madridi konfirmoi zyrtarisht në qershor se kishte ruajtur të drejtën e njëanshme për ta rikthyer 22-vjeçarin për sezonin 2027/28.

Kjo klauzolë i mundëson klubit madrilen ta transferojë sërish mesfushorin nëse vendos ta aktivizojë atë.

Megjithatë, rikthimi i tij në Madrid nuk do të nënkuptonte domosdoshmërisht një vend të garantuar në formacion, pasi konkurrenca në mesfushë mbetet e fortë./Telegrafi/

Lexo edhe

Në vjeshtë bëhet edhe më e bukur: Bima dekorative që kërkon pak kujdes dhe i jep hijeshi çdo ambienti

Në vjeshtë bëhet edhe më e bukur: Bima dekorative që kërkon pak kujdes dhe i jep hijeshi çdo ambienti

Aksidentohet me motoçikletë, 41-vjeçari dërgohet në spitalin e Mitrovicës në gjendje të rëndë

Aksidentohet me motoçikletë, 41-vjeçari dërgohet në spitalin e Mitrovicës në gjendje të rëndë

Çmimet e ushqimeve në Kosovë dhe Evropë – ku janë më të shtrenjta dhe pse?

Çmimet e ushqimeve në Kosovë dhe Evropë – ku janë më të shtrenjta dhe pse?

Real Madridi gati të shpenzojë 80 milionë euro për talentin që e la të largohej | Momenti