Real Madridi triumfoi 1-2 ndaj Barcelonës në Camp Nou, në një El Clasico që i dha një tjetër dimension garës për titullin e La Ligës.

Ylli i mbrëmjes ishte Kylian Mbappe, i cili shënoi dy gola dhe e çoi në 14 numrin e golave të tij ndaj Barcelonës. Raphinha realizoi për katalanasit, por nuk arriti ta shmangte humbjen e skuadrës së tij.
Reali mori një fitore të madhe në një ndeshje interesante, ndonëse pa spektaklin dhe emocionet e disa përballjeve të mëparshme mes këtyre rivalëve historikë.
Me këtë triumf, madrilenët e hapin edhe më shumë garën për titullin. Barcelona tashmë ka vetëm tri pikë epërsi ndaj Real Madridit, ndërsa diferenca me Atletico Madridin është vetëm dy pikë.
Në xhiron e ardhshme, Barcelona do të presë Alavesin, kurse Real Madridi do të përballet me Racing Santanderin.




