Real Madrid i kërkon falje Kinës për komentet e Mbappe

Real Madrid i kërkon falje Kinës për komentet e Mbappe

Real Madrid i kërkon falje Kinës për komentet e Mbappe

Deklarata e futbollistit francez ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale në Kinë, ndërsa transmetuesi shtetëror i këtij vendi ka vendosur të pezullojë transmetimin e ndeshjeve të kampionatit spanjoll.

Debati ka nisur pas një interviste me Mbappen në emisionin francez “The Bridge”. Gjatë bisedës, sulmuesi ka përmendur një fotografi humoristike në internet, ku fytyra e tij ishte vendosur mbi trupin e një personi që ai e kishte përshkruar si diktator kinez, në një referencë që lidhej me Mao Zedong.

Sponsor 3M Express

Komentet kanë shkaktuar zemërim në Kinë, ku Mao vazhdon të jetë figurë tejet e ndjeshme historike. 

Në një deklaratë zyrtare, Real Madrid ka kërkuar falje për çdo fyerje që mund të kenë shkaktuar fjalët e futbollistit të tij.

“Klubi shpreh keqardhje dhe kërkon falje nga populli kinez për çdo fyerje të shkaktuar nga komentet e fundit të lojtarit tonë, Kylian Mbappe”, thuhet në deklaratën e klubit madrilen.

Një ditë më herët, edhe vetë Mbappe kishte kërkuar falje në gjuhën franceze, kineze dhe angleze.

“Komenti im ishte i pamenduar mirë dhe tani e kuptoj se i ka lënduar shumë njerëz në Kinë dhe në komunitetet kineze në mbarë botën”, ka deklaruar sulmuesi.

Pas kësaj ngjarje, disa kompani kineze kanë ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin. 

Po ashtu, transmetuesi shtetëror kinez CMG, që mbikëqyr televizionin CCTV, ka njoftuar pezullimin e transmetimit të ndeshjeve të La Ligës. 

Edhe llogaritë e Mbappe në platformat kineze janë bllokuar ose kufizuar. Ndërkohë, disa raportime të mediave kineze kanë bërë të ditur se marka të njohura ndërkombëtare kanë hequr përmbajtje që lidhej me futbollistin.

Rasti i Mbappe nuk është i pari kur një figurë e njohur sportive shkakton reagime të forta në Kinë. Në vitin 2019, një deklaratë e një drejtuesi të Houston Rockets në mbështetje të protestave në Hong Kong kishte sjellë ndërprerjen e disa marrëveshjeve të sponsorizimit dhe pezullimin e transmetimeve të NBA-së në televizionin kinez.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Sveçla: Kosova po avancon reformat në fushën e migrimit dhe sigurisë

Sveçla: Kosova po avancon reformat në fushën e migrimit dhe sigurisë

Trepça shënon fitoren e tretë rresht në FIBA Europe Cup, triumfon ndaj Batumit

Trepça shënon fitoren e tretë rresht në FIBA Europe Cup, triumfon ndaj Batumit

Nga Millosheviq te debakli zgjedhor: Ngritja dhe rënia e socialistëve në Serbi

Nga Millosheviq te debakli zgjedhor: Ngritja dhe rënia e socialistëve në Serbi