Real Madrid dhe Barcelona nuk kanë hequr dorë nga ideja për transferimin e Erling Haalandit.

Sipas TEAMtalk, të dy klubet spanjolle mbajnë kontakte të vazhdueshme përmes ndërmjetësve, me shpresën se mund ta transferojnë sulmuesin norvegjez gjatë verës së vitit të ardhshëm.
Haaland, i cili ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2034, thuhet se nuk është i kënaqur me situatën aktuale të skuadrës.
Përveç rezultateve jo të mira, shqetësim për të mbetet edhe rreziku i sanksioneve ndaj Cityt për shkelje të rregullave financiare. Këto zhvillime mund ta shtyjnë norvegjezin të shqyrtojë një largim të mundshëm nga Anglia.





