Rasti që tronditi futbollin spanjoll, Pique mbron portierin: Nuk e meritonte të dënohej

Rasti që tronditi futbollin spanjoll, Pique mbron portierin: Nuk e meritonte të dënohej

Rasti që tronditi futbollin spanjoll, Pique mbron portierin: Nuk e meritonte të dënohej

Gerard Pique ka dalë në mbrojtje të portierit të FC Andorrës, Jesus Owono, duke vlerësuar se ai nuk e meritonte suspendimin prej 12 ndeshjesh, pas ndërhyrjes që përfundoi me vdekjen e sulmuesit të Tenerife, Jesus De Miguel.

Sponsor 3M Express

Portieri 25-vjeçar u ndëshkua me karton të kuq pas përplasjes me De Miguelin në minutat e fundit të ndeshjes mes Andorrës dhe Tenerifes, të zhvilluar më 2 nëntor në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.

Sulmuesi 30-vjeçar ndërroi jetë të nesërmen, ndërsa komisioni disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit konfirmoi javën e kaluar dënimin prej 12 ndeshjesh për Owonon.

Pronari i FC Andorrës, Gerard Pique, reagoi përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku tha se futbollistë aktualë dhe ish-futbollistë, trajnerë dhe portierë të tjerë e konsiderojnë ngjarjen një aksident.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Spanjës beson se dënimi maksimal ndaj portierit është i padrejtë, pasi, sipas tij, Owono nuk duhet të fajësohet për tragjedinë.

“Besoj sinqerisht se shqiptimi i dënimit maksimal ndaj Jesusit për këtë veprim e vendos atë në një situatë që nuk e meriton, sepse ai nuk është fajtor për atë që ndodhi”, deklaroi Pique.

Owono është tërhequr nga grumbullimi i Guinesë Ekuatoriale për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Kombeve të Afrikës kundër Zimbabvesë gjatë këtij muaji.

Pique shtoi se portierit do t’i duhet shumë më tepër kohë sesa 12 ndeshje për të qenë në gjendje të rikthehet në fushë dhe të garojë sërish.

“Jesusi do të ketë nevojë për shumë më tepër se 12 ndeshje para se të jetë i gatshëm për t’u rikthyer dhe për të konkurruar. Asnjë dënim nuk do ta kthejë De Miguelin tek ne”, përfundoi ai./Telegrafi/

Lexo edhe

Policia ua rikujton shoferëve: Pajisjet dimërore janë obligative nga 15 nëntori deri më 15 mars

Policia ua rikujton shoferëve: Pajisjet dimërore janë obligative nga 15 nëntori deri më 15 mars

Skandali me melodinë nacionaliste serbe merr jehonë në mediat evropiane – çfarë ndodhi në Forumin e BE-së ku mungoi Kosova?

Skandali me melodinë nacionaliste serbe merr jehonë në mediat evropiane – çfarë ndodhi në Forumin e BE-së ku mungoi Kosova?

Festivali i Teatrit Shqiptar “MOISIU” nis edicionin e katërt në Shkup

Festivali i Teatrit Shqiptar “MOISIU” nis edicionin e katërt në Shkup