Rasti në Suharekë, ky është personi që u qëllua

Rasti në Suharekë, ky është personi që u qëllua

Rasti në Suharekë, ky është personi që u qëllua

Një person dyshohet se është qëlluar me armë zjarri sot në qytetin e Suharekës.

Sponsor 3M Express

Viktima u plagos, për motive dhe në rrethana akoma të paparta – ndërsa s’dihet gjendja e tij shëndetësore.

Klan Kosova ka mësuar se personi që u qëllua është S.D., (emër i njohur për redaksinë), i cili në momentet kritike ishte me bashkëshorten.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Prizrenit.

“Më datën 18.11.2026, rreth orës 12:20, është raportuar se në qytetin e Suharekës, një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi të gjinisë mashkullore.

Si pasojë e të shtënave, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe, në gjendje të rëndë shëndetësore, është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencë.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të tij.

Njëkohësisht, është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për mbledhjen e provave dhe dëshmive që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.”

Lexo edhe

Vritet një person në Suharekë, arratiset i dyshuari

Vritet një person në Suharekë, arratiset i dyshuari

E rëndë: Ndërron jetë i plagosuri pas të shtënave me armë zjarri në Suharekë, i dyshuari në arrati

E rëndë: Ndërron jetë i plagosuri pas të shtënave me armë zjarri në Suharekë, i dyshuari në arrati

I dyshuari për plagosjen në Suharekë gjendet në arrati

I dyshuari për plagosjen në Suharekë gjendet në arrati