Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor

Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor

Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje institucionet, duke kërkuar llogari dhe përgjegjësi, pasi shteti dështoi ta mbronte tashmë viktimën.

Sponsor 3M Express

Në kuadër të këtyre reagimeve dhe veprimeve pas vrasjes së saj, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Sipas shefes së deputetëve të VV-së, Arbërie Nagavci, do të kërkohet krijimi i një komisioni hetimor parlamentar për këtë rast.  

“Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, e cila tri ditë më parë kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun ndaj jetës së saj, është një tragjedi që kërkon drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Si Grup Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kemi nisur menjëherë mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, që të mbahet sot. Si hap të parë, do të kërkojmë themelimin e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar të gjithë zinxhirin e përgjegjësisë në këtë rast dhe për të zbardhur veprimet dhe mosveprimet e institucioneve.”, ka shkruar Nagavci.

Nagavci ka thënë se Arlinda Zekaj kërkoi ndihmë dhe mbrojtje, por përfundoi e vrarë.

“Asnjë grua nuk duhet ta humbasë jetën pasi u është drejtuar institucioneve për mbrojtje. Përgjegjësia matet me aftësinë për ta parandaluar dhunën dhe për të reaguar me kohë. Çdo veprim dhe mosveprim duhet të hetohet dhe askush nuk duhet t’i shmanget përgjegjësisë.”, ka shkruar ajo. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Policia shpall në kërkim Albert Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt

Policia shpall në kërkim Albert Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt

67 gra të vrara brenda familjes në Kosovë që nga viti 2010, viti 2026 shënon rekord me tetë raste

67 gra të vrara brenda familjes në Kosovë që nga viti 2010, viti 2026 shënon rekord me tetë raste

Arlinda kishte udhër mbrojtje për gjashtë muaj, kërkonte te kthehej te djali – thotë Prokuroria

Arlinda kishte udhër mbrojtje për gjashtë muaj, kërkonte te kthehej te djali – thotë Prokuroria