Rasti në Pejë, Tërshani: Do të duhej të kishte dorëheqje, të paktën morale (VIDEO)

Rasti në Pejë, Tërshani: Do të duhej të kishte dorëheqje, të paktën morale (VIDEO)

Rasti në Pejë, Tërshani: Do të duhej të kishte dorëheqje, të paktën morale (VIDEO)

Gazetarja Qëndresa Tërshani, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka kritikuar mungesën e përgjegjësisë institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë.

Sponsor 3M Express

Ajo ka thënë se është tragjike që ende nuk ka dorëheqje, të paktën morale, nga personat përgjegjës.

 “Janë bërë pak më shumë se 24 orë nga rasti dhe tragjike në këtë situatë është që nuk kemi dorëheqje dhe nuk kemi arrestim të personit të dyshuar, dorëheqje të krejt zinxhirit, të personave, të paktën dorëheqje morale”, u shpreh Tërshani.

Ajo ngriti pikëpyetje edhe për vendimin që Arlinda të kthehej te personi që, sipas saj, e kishte dhunuar, duke theksuar se përgjegjësia duhet të kërkohet nga institucionet përkatëse.

“Nuk duhet t’i lihet viktimës që të vendosë a do të kthehet te djali, te personat që e kanë dhunuar, apo të rrijë në një qendër strehuese. Normalisht, ajo është nën afekt dhe nuk mund ta marrë vendimin më të mirë, siç ka ndodhur në këtë rast”, tha Tërshani.

Ajo shtoi se policët e përfshirë është dashur të pezulloheshin deri në sqarimin e rrethanave, duke kërkuar përgjegjësi për mënyrën se si është marrë vendimi për kthimin e viktimës.

Lexo edhe

Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur

Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur

Në Serbi, alpinistët heqin pankartat e Vuçiqit – qytetarët ndezin flakadanë

Në Serbi, alpinistët heqin pankartat e Vuçiqit – qytetarët ndezin flakadanë

Administrata Trump mbështet Orbanin për kreun e OKB-së

Administrata Trump mbështet Orbanin për kreun e OKB-së