Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës

Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës

Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke e thirrur në përgjegjësi morale dhe institucionale.

Sponsor 3M Express

Sadiku ka përmendur rastin e ish-ministrit Fatmir Rexhepi, i cili kishte dhënë dorëheqje pas vdekjes së dy qytetarëve gjatë protestave.

“Fatmir Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme nga LDK, kishte dhënë dorëheqje pas humbjes së jetës së dy qytetarëve të Republikës së Kosovës gjatë protestave. Në dorëheqjen e tij kishte deklaruar: Për shkak të situatës së krijuar dhe ngjarjes tragjike që ndodhi, personalisht e ndjej se është akt moral ndaj qytetarëve të Kosovës, familjeve Balaj e Xheladini, ndaj prindërve e familjes sime, projektit të përbashkët për ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe stabilitetit në vend, që të ofroj dorëheqjen time nga detyra e ministrit të Punëve të Brendshme”.

“Ministër Sveçla, tash është momenti me dëshmu që edhe ti e njeh përgjegjësinë morale dhe institucionale.Nuk mjaftojnë deklaratat e ngushëllimet. Përgjegjësia nuk matet me fjalë, por me veprime.Dorëheqja është akt moral. Jep dorëheqje!”, shkroi Sadiku./Klankosova.tv

 

Lexo edhe

Dosja për kanosjen ndaj Arlinda Zekajt: “Kam me të mbyt, kam me të ngre zhag”

Dosja për kanosjen ndaj Arlinda Zekajt: “Kam me të mbyt, kam me të ngre zhag”

“Asgjë nuk do të jetë më si më parë”: Çfarë e pret Listën Serbe pas humbjes së Vuçiqit?

“Asgjë nuk do të jetë më si më parë”: Çfarë e pret Listën Serbe pas humbjes së Vuçiqit?

Crans-Montana planifikon dy memoriale për 41 viktimat e zjarrit tragjik në Zvicër

Crans-Montana planifikon dy memoriale për 41 viktimat e zjarrit tragjik në Zvicër

Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës | Momenti