Rasti i rëndë në Pejë: Ia mori jetën kunatës, policia ende në kërkim të tij

Rasti i rëndë në Pejë: Ia mori jetën kunatës, policia ende në kërkim të tij

Rasti i rëndë në Pejë: Ia mori jetën kunatës, policia ende në kërkim të tij

I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt, ndodhet ende në arrati.

Sponsor 3M Express

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm, pas vrasjes së rëndë që ndodhi mbrëmë në Vitomiricë të Pejës, transmeton klankosova.tv.

Sipas raportimeve të policisë, Arlinda është gjetur pa shenja jete të dielën mbrëma në fshatin Vitomiricë të Pejës, vetëm pak orë pasi ishte raportuar një rast i dhunës në familje.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 19:00, Stacioni Policor në Pejë ishte njoftuar për një rast të dhunës në familje. Viktima ishte shoqëruar në stacionin policor, ku ishte intervistuar, ndërsa ishte arrestuar dhe intervistuar edhe bashkëshorti i saj, i cili dyshohet për rastin.

Bazuar në informacionet e policisë, bashkëshorti i saj ishte ndaluar për 48 orë, ndërsa viktima, me vullnetin e saj, ishte dërguar në shtëpinë e saj në Vitomiricë.

Megjithatë, rreth orës 21:10, policia është njoftuar se gruaja ishte gjetur pa shenja jete.

Sipas të dhënave fillestare të policisë, dyshohet se vdekja e gruas është shkaktuar nga goditjet me një mjet të fortë.

Për rastin e dytë, si i dyshuar është identifikuar një person që dyshohet se është kunati i viktimës, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

Policia ka bërë të ditur se për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes.

Lexo edhe

Kurora e futbollit zbarkon në Londër, kush shpallet sonte fitues i Ballon d’Or?

Kurora e futbollit zbarkon në Londër, kush shpallet sonte fitues i Ballon d’Or?

E fshehur brenda tortes, Dogana zbulon kanabis në një dërgesë postare

E fshehur brenda tortes, Dogana zbulon kanabis në një dërgesë postare

Zgjedhjet në Serbi, Abdixhiku për rezultatin e shqiptarëve të Luginës: Bashkimi sjell arritje historike!

Zgjedhjet në Serbi, Abdixhiku për rezultatin e shqiptarëve të Luginës: Bashkimi sjell arritje historike!